Çfarë po Fshihet pas Krismave në Paris?

Ditën e hënë Presidenti francez Hollande kishte kërkuar që sanksionet perëndimore ndaj Rusisë të hiqeshin. Dy ditë më pas, Franca sulmohet....

Jordi Mir, njeriu që kishte filmuar të shtënat derisa kishte qenë i ulur vetëm në banesën e tij, tani thotë se atij i vjen keq që kishte filmuar dhe më pas postuar videon në llogarinë e tij në Facebook. Jordi, kishte hequr videon nga llogaria e tij sociale 15 minuta pas postimit, por jo para se dikush t’i kishte ‘grabitur’ pamjet nga llogaria e tij dhe t’i kishte postuar ato në YouTube. Kameramani amator e quajti vendimin e tij një “refleks budallalliku”.

Ju lutem ndani këtë informacion me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, dhe shtroni pyetjet edhe ju, hulumtoni dhe verifikoni vazhdimisht — Vedat Xhymshiti

Ju lutem ndani këtë informacion me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, dhe shtroni pyetjet edhe ju, hulumtoni dhe verifikoni vazhdimisht — Vedat Xhymshiti

Në nëntor kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se do të ishte një “gabim i rëndë për Francën“, nëse kjo e fundit njeh shtetin palestinez. Ditën e hënë Presidenti francez Hollande kishte kërkuar që sanksionet perëndimore ndaj Rusisë të hiqeshin. Dy ditë më vonë, Parisi u sulmua.

Duket se sulmi terrorist në Paris ka forcuar të Djathtën evropiane. Protestat masive (mbi 700.000) vazhdojnë të bëjnë bujë në të gjithë Francën, ndërsa militantët e Frontit Kombëtar Francez kundër imigracionit kanë fituar rritje të shpejtë të mbështetjes për politikat e tyre anti-imigracion.

Ne gjithashtu e dimë se një i dyshuar i lidhur me sulmet terroriste kishte ikur nga Franca disa ditë para ngjarjes dhe tani është në Siri sipas policisë franceze. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se vetëm pak ditë pas të shtënave edhe një komisioner i lartë i policisë i ngarkuar me hetimin e të shtënave Charlie HEBDO ka përfunduar tashmë i vdekur.

Kishte gjë ai për t’i thënë botës mbarë që nuk duhej zbuluar? Kësaj pyetje mbase autoritetet franceze duhet t’i përgjigjen.

A ju kujtohet qeveria amerikane nën George W. Bush?

Neve na patën thënë se këta terroristë janë trajnuar profesionalisht, por i kishin lënë kartat e tyre identifikuese në makinë derisa po largoheshin përpara se të bëjnë një përpjekje për të fshehur identitetin e tyre duke u vënë kokave të tyre maska të skive. Si ka mundësi që ata të jenë aq të pakujdesshëm dhe të trajnuar aq mirë, sa mediat të kenë raportuar identitetet e tyre, në të njëjtën kohë?

Sipas Reuters, në vitin 2011 një nga të dyshuarit në sulmin e Charlie HEBDO, ishte takuar me udhëheqësin e al-Kaedës, Anwar al-Awlaki në Jemen. Ju ndoshta e njihni këtë emër si të dëgjuar më parë nga amerikanët që “mbase” mund edhe të jetë raportuar si i vrarë nga një sulm-ajror.

Çfarë juve (i dashur lexues!) ka gjasa të ju ketë ikur nga kujtesa, është se në vitin 2012 FBI pranoi se e dinte që në tetor të vitit 2002 ata e dinin se Anwar al-Awlaki ishte kthyer në SHBA para se ata t’a kishin ndaluar atë duke e liruar menjëherë al-Awlakin nga paraburgimi federal.

E gjithë kjo bëhet shumë interesant pas leximit të një artikulli të botuar nga Newsweek pak ditë më parë për rolin që e luan Arabia Saudite në terrorizëm dhe në 28 faqet e klasifikuara të raportit të komisionit të (9/11) sulmeve të 11 Shtatorit në Kullat Binjake të Nju Jorkut.

Ndoshta duhet të pyesim se përse ishte Anwar al-Awlaki një mysafir në Pentagon brenda muajve të sulmeve terroriste të 9/11?

Për shkak të faktit të qartë se organet e zakonshme mediatike nuk do të tregonin këtë, ju lutem ndani këtë informacion me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, dhe shtroni pyetjet edhe ju, hulumtoni dhe verifikoni vazhdimisht, në një përpjekje për t’a kuptuar të vërtetën.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY