Bisedimet e "Tendosura" Kosovë-Serbi rezultojnë në Marrëveshje për Drejtësi

Serbia dhe Kosova kanë rinisur Bisedimet pas 10-muajve ngecje. Negociatat janë Përpjekjet kryesore të Serbisë dhe Kosovës për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Bisedimet e...

Serbia dhe Kosova kanë rinisur Bisedimet pas 10-muajve ngecje. Negociatat janë Përpjekjet kryesore të Serbisë dhe Kosovës për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Bisedimet e nivelit të lartë në mes të Serbisë dhe Kosovës rifilluan të hënën pas afër një viti ngecje, pasi të dy kryeministrat u takuan me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini në Bruksel. Rifillimin e bisedimeve u shënua mbrëmë për herë të parë që nga muaji mars 2014 kur vijuan zgjedhjet e vitit të kaluar në Kosovë dhe Serbi. Kjo pasoi pasi dy qeveritë ishin përballur me presione politike në rritje.


Komisionerja e Lartë e BE-së Federica Mogherini e ka përshëndetur marrëveshjen si një “rezultat të madh” të dialogut në mes të dy palëve, pas një ndërprerje prej gati një vit.

Kryeministri serb Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri kosovar Isa Mustafa kanë nënshkruar një marrëveshje mbi përbërjen e sistemit ligjor në Kosovë, e cila i garanton përfaqësim më të madh gjyqësor të pakicës serbe në rajon.

Kryeministri Vuqiç tha për gazetarët në Bruksel se në zonën e Mitrovicës së Jugut e Kosovës do të ketë 14 gjyqtarë etnik shqiptarë, si dhe 11 anëtarë serbë të gjyqësorit, dhe se presidenti i gjyqësorit në pjesën veriore të Mitrovicës do të jetë një serb, për të cilin vendim ai tha të ishte zgjidhja më e mirë në vend se të tërheqeshin në përfaqësim përgjatë vijave etnike të rajonit të Mitrovicës. Vuqiç gjithashtu shtoi se një numër prej nëntë prokurorëve serbë dhe shqiptarë etnikë, do të punojnë në gjykata.

Në foto nga e majta duket delegacioni i Serbisë i kryesuar nga Kryeministri Vuqiç, nga e djathta duket delegacion i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Mustafa. Në mes të fotografisë duket kryeshefja e politikës së jashtme të BE-së F. Mogherini. Të dy Krerët e delegacioneve duken të shoqëruar nga ministrat e punëve të jashtme Ivica Daqiç (i pari nga e majta) dhe ministri Hashim Thaçi (i pari nga e djathta). Të dy ministrat janë ish-Kryeministra të vendeve përkatëse të cilët kanë nënshkruar marrëveshjet paraprake. (Foto © Twitter)

Në foto nga e majta duket delegacioni i Serbisë i kryesuar nga Kryeministri Vuqiç, nga e djathta duket delegacion i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Mustafa. Në mes të fotografisë duket kryeshefja e politikës së jashtme të BE-së F. Mogherini. Të dy Krerët e delegacioneve duken të shoqëruar nga ministrat e punëve të jashtme Ivica Daqiç (i pari nga e majta) dhe ministri Hashim Thaçi (i pari nga e djathta). Të dy ministrat janë ish-Kryeministra të vendeve përkatëse të cilët kanë nënshkruar marrëveshjet paraprake. (Foto © Twitter)

Mustafa tha se marrëveshja do t’i mundësonte sistemit të drejtësisë për të vepruar mbi të gjithë territorin e Kosovës. Pas takimit, Mustafa tha se prioritet tani është “shthurja e strukturave paralele në veri”, duke filluar me Forcat e Mbrojtjes Civile. Këto përbëjnë policinë etnike serbe në veri të Kosovës përgjegjëse për të cilën është Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Prishtina i konsideron ato një kërcënim për sovranitetin e saj në veri. Sipas një marrëveshjeje të mëparshme të arritur në Bruksel për policinë, rreth 500 polic (nga MPB-Serbisë) etnik serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës, një hap drejt integrimit të këtyre forcave në strukturat e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, gjykata, që mbulon shtatë komuna me shumicë serbe, e që përfshinë komunat e Mitrovicës Veriore, Leposaviq dhe Zubin Potok do të kenë nëntë shqiptar dhe nëntë prokurorë serbë.

Kryeministri i Serbisë nga ana tjetër, tha se Forca e Mbrojtjes Civile nuk ishte prioritet, por e ardhmja e minierës së Trepçës, një subjekt i kontestit të nxehtë mes dy qeverive – dhe krijimi i planifikuar të një Asociacioni i Komunave serbe me fuqitë autonome në Kosovë

Marrëveshja mbi gjyqësorin është menduar të jetë një parim baz për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Mitrovica, një komunë në veri të Kosovës, u bë një simbol i ndarjeve etnike të rajonit si pasojë e luftës së ndërmjet forcave të NATO-s që kishin për qëllim (ndër të tjera!) ndalimin e vrasjeve masive dhe spastrimit etnik të Kosovës kundrejt forcave Jugosllave të Serbisë që ishin të përfshirë në aktivitete kriminale të sanskionuara me ligjet ndërkombëtare, gjatë vitit 1999, të cilat shumë vite më herët i kishin detyruar shqiptarët etnik të organizojnë një kryengritje të armatosur duke krijuar formacionin e tyre gueril Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lumi Ibër shërben si vijë ndarëse mes Mitrovicës Veriore kryesisht e banuar me etnik serb dhe shumicës shqiptare në bregun jugor të lumit, i cili shërbeu për ndarje sot e 15 vjet.

Në prill 2013 Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, një pikë kyçe e cila ishte integrimi i autoriteteve gjyqësore (të Serbisë) në kuadrin ligjor të Kosovës, por me krijimin e një gjykate të apelit me shumicë serbe e cila do të merrej me çështjet nga zonat e banuara me shumicë serbe. Serbët përbëjnë një shumicë etnike në shtatë nga 38 komunat e Kosovës.

Mbështetësit e opozitës kosovare e cila pretendon të mbrojë vlerat kombëtare e njohur si “Vetëvendosje” (Lëvizja Vetëvendosje) në Kosovë organizuan një protestë të vogël në Bruksel përpara takimit Mustafa-Vuçiq duke shprehur kundërshtimet e tyre për vazhdimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE.

Protestuesit treguan pakënaqësinë me mesazhe të tilla si “Sovraniteti është e panegociueshëm!” dhe “Stop tolerancës drejt zgjerimit të Serbisë!”

Kontradikta e këtij grupi partiak qëndron se kurdo që këtyre u ofrohet mundësia nuk hezitojnë të kërkojnë udhëheqjen e negociatave Prishtinë-beograd, ndërkohë që pretendojnë se janë kundër këtyre negociatave në vazhdimësi.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e ish krahinës së saj. Sidoqoftë Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje për “normalizimin” e marrëdhënieve në prill 2013 në Bruksel.

Beogradi mori statusin e kandidatit të BE në mars 2012, por bisedimet për anëtarësim nuk kanë filluar ende, si një nga kushtet kryesore nga Brukseli ndaj Serbisë për hapjen e bisedimeve është që të zbatojë marrëveshjen e Brukselit në mënyrë të plotë. Johannes Hahn, komisioneri i BE për politikën rajonale, i tha një Magazine Beogradase më 2 shkurt se “të gjitha angazhimet ekzistuese” sipas marrëveshjes duhet të zbatohen para se bisedimet e Serbisë për në BE mund të hapen.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të BE-së. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për 17 shkurtin e vitit 2008, saktëson se grupet politike në vend kanë shpallur një deklaratë e cila nuk aspiron të fuqiozhet ndonjëhere në kuptimin legjislativ.

Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij të ngushtë!), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakra kundër civilëve të pafajshëm në Jugosllavinë e asaj kohe, në vend të gjykimit, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane.

NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY