Kufijtë Hungarez Vërshohen nga Migrantët Kosovar

"Vetëm një lajm i lëshuar në mediat kosovare se Gjermania do të kthej një numër të konsiderueshëm me avionë çarter mund të bindë mjaft njerëz të besojnë se imigracioni...

Ata vijnë me rrëfimet e 55 për qind të papunësisë, një qeveri të korruptuar, dhe të paperspektivë, duke shpresuar për të gjetur një jetë të re. Disa presin që policia t’i mbledh ata në grupe prej 20 ose 30, të mbledhur rreth zjarreve një nga një, rrugëve të shkreta me dëborë të rreshtuar me bredha. Grupe të vogla njerëzish përpiqen t’i shpëtojnë kapjes për të shkuar në qytetin më të afërt.

Refugjatë Kosovar, të mbledhur pranë një zjarri në pyllin kufitar Hungarez. (Foto: ©VICE News)

Refugjatë Kosovar, të mbledhur pranë një zjarri në pyllin kufitar Hungarez. (Foto: ©VICE News)

Ata janë emigrantë nga Kosova të cilët kanë braktisur atdheun e tyre, duke udhëtuar nëpër pyjet e Asotthalom, në kufirin jugor të Hungarisë. Vala e të zhvendosurve e cila derdhej dikur nga Kosova në vitet 1940 dhe ’90, dallonë sot për opinionin Perëndimor, meqë këta mbajnë me vete telefona të mençur (smartphones), e ky është brezi i cili tradhëtoi besimet se vitet e ’90a kishin shënuar eksodin e fundit nga Ballkani.

Albani, një kosovar 28-vjeçar, i lutet një shoferi të një makine private për t’i dhënë atij një udhëtim. Ai e gaboi një traktor i cili afrohej në rrugë duke menduar se ishte një furgon i madh policie, e prapa të cilit gjendeshin rreth 40 prej bashkatdhetarëve të tij.

“Nëse jeni njeri, bëje atë për mua!” ai bërtet shoferit, duke i kërkuar që ta lejoj atë të hip në makinën e tij private.

Pasiqë shoferi hungarez u mendua, ai tregoi mëshirë për Albanin dhe dy miqtë e tij, të cilët i shtrydhi në pjesën e pasme të makinës së tij për një rrugëtim 20 kilometra në drejtim të qytezës Szeged aty pranë, ku ata planifikonin për të kapur një taksi për të vazhduar më tej në drejtim të Budapestit.

Kosova kurrë nuk është shëruar nga lufta që përfundoi në vitin 1999. Albani pohoi se ai ka aplikuar për 200 vende pune, por pa dobi.

“Një qeveri e përbërë nga mafia do të ishte më e mirë se ajo që ata kanë tani”, tha Albani. Ai e përshkroi udhëheqësit e Kosovës si “si kontraversët e Robin Hood,” të cilët marrin nga të varfërit për të mirën e të pasurve.

Korrupsioni shtetëror dhe normat fluturuese të papunësisë kanë arritur kulmin, duke nxitur demonstrata masive kundër qeverisë kosovare muajin e kaluar, e cila kishte plasur pasi një ministër etnik serb i kishte quajtur shqiptarët “egërsira”.


Lexo: ‘KOSOVARËT’ JANË AZIL-KËRKUES POLITIK NË EVROPË


Policia hungareze vlerëson se 1000 emigrantë kosovarë kalojnë kufirin çdo ditë. Një kosovar iu kishte thënë reporterëve të ‘VICE News’ në lidhje me një fshat që dikur kishte një popullsi prej 700 banorëve dhe se tani është krejtësisht i boshatisur. “Kreu i fshatit ishte i fundit për ta braktisur atë”, kishte thënë ai.

Reporterët e ‘VICE News’ i kishin pyetur dhjetëra kosovarë për destinacionin e tyre të preferuar dhe përgjigja ishte pa ndryshim ‘Gjermania’.

Një pamje e përgjithshme tregon qindra etnik shqiptar në pritje të autobusit për t'a braktisur Kosovën për çdo ditë, në stacionin qëndror të transportit rrugor në Prishtinë . Foto: Jeton Sopa)

Një pamje e përgjithshme tregon qindra etnik shqiptar në pritje të autobusit për t’a braktisur Kosovën për çdo ditë, në stacionin qëndror të transportit rrugor në Prishtinë . Foto: Jeton Sopa)

Rruga më e zakonshme merret nga kudo në Kosovë sidomos nga kryeqyteti Prishtina, pastaj për në Beograd dhe Suboticë të Serbisë. Ata pastaj vazhdojnë në një kthesë në autostradë pranë kufirit hungarez. Nga atje, kjo është një rrugë e gjatë tetë-orësh nëpër pyll dhe keneta, duke ndjekur gjurmët dëborës, në Asotthalom. Albani i tha ‘VICE News’ se ky udhëtim do t’i ketë kushtuar atij 250 euro.

Një memorandum i lëshuar nga ambasada e Kosovës në Berlin më 8 shkurt, i bëri thirrje Gjermanisë për një “veprim të shpejtë”.

“Vetëm një lajm i lëshuar në mediat kosovare se Gjermania do të kthej një numër të konsiderueshëm me avionë çarter mund të bindë mjaft njerëz të besojnë se imigracioni i paligjshëm në Gjermani nuk bën asnjë punë,” thuhet në dokumentin e ambasadës së Kosovës në Berlin, drejtuar autoriteteve gjermane atje.


Lexo: NJERIU I REVOLTËS


Partitë ultranacionaliste të Hungarisë kanë kapur terren politik lidhur me dyndjen e emigrantëve. László Toroczkai, kryetari i komunës së Asotthalom dhe një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë të njohur si partia ‘Jobbik’, kohët e fundit ka bërë thirrje për ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit për të mbajtur të huajt jashtë.

Toroczkai ka qenë kryebashkiak për rreth një vit, por ai është i njohur mirë për udhëheqjen e një turme të ciët kishin sulmuar ndërtesën e televizionit shtetëror gjatë trazirave anti-qeveritare në 2006. Incidenti përkoi duke e baltosur të djathtën politike hungareze, e cila kishte qenë deri atëherë e sunduar kryesisht nga anëtarët e partisë shtetërore socialiste MSZP që nga 1989.


Policia hungareze duke ruajtur refugjatët nga Kosova pasi ata në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin afër fshatit Asotthalom. (Laszlo Balogh / Reuters)

Policia hungareze duke ruajtur refugjatët nga Kosova pasi ata në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin afër fshatit Asotthalom. (Laszlo Balogh / Reuters)

Kosovarët besojnë se shkuarja e tyre në Evropën Perëndimore do t’u mundësoj një shans për arratisje të përhershme nga një jetë e mjerueshme dhe pa të ardhme. Kjo është më e sigurt për të përdorur taksi, dhe disa organizime të aranzhuara paraprakisht. Ata të pa fat të cilët kapen nga policia do të kalojnë gjashtë deri në tetë javë në një kamp në Debrecen ose Nyírbátor përpara se të dërgohen përsëri në Kosovë, ku ata i kanë braktisur të gjitha pa lënë asnjë bagëti apo gjëra me vlerë për të shitur me qëllim që të financojnë një përpjekje tjetër.

Genci, një 22-vjeçar i cili kohët e fundit u diplomua nga kolegji pas studimit në IT, qëndronte duke pritur në anë të rrugës me babain e tij dhe motrën 20-vjeçare. Ai i tha ‘VICE News’ se ai e la atdheun e tij për të kërkuar mundësi më të mira jashtë vendit.

“Ne kemi jetuar në Gjermani për 11 vjet, por u kthyem në Kosovë për të jetuar dhe punuar atje, por tani ne jemi duke shkuar prapa sepse pavarësisht përpjekjeve mundësitë në vazhdimësi ngushtoheshin për 15 vjet,” tha ai.

Ndërkohë një makinë kaloi aty pranë dhe një njeri i cili fliste të dy gjuhët Hungarisht dhe Serbisht e bëri një pyetje: “Budapest?” Marrëveshja me sa duket ishte e organizuar paraprakisht. Familja u zhduk për pak sekonda.

Policia locale e pa përvojë në Asotthalom janë mbi-pushtuar nga numri masiv i kosovarëve që braktisin vendin. Në një moment kur ata përpiqeshin t’i pastronin pyjet nga njerëzit ilegal, reporterët e ‘VICE News’ panë dy oficerë të cilët ruanin një grup prej 80 kosovarëve. Kur një oficer ndjeku një emigrant i cili u largua për të mbledhur dru për zjarr, vetëm një roje mbeti për të mbikqyrur pjesën tjetër të grupit.

Të shtunën në mbrëmje, një oficer i kujtoi kolegëve të tij që të jenë të kujdesshëm me emigrantët. “Ata mund të kenë Ebola,” tha ai, kjo dukej aq serioze përkundër faktit që fjalët e tij ishin qesharake. Ai vazhdoi të shpjegojë se ai i kishte mbuluar ulëset në makinën e tij me letra plastike.

Edhe para se vërshimi i kosovarëve filloi të mbërrijë, objektet emergjente të akomodimit në Hungari iu ishin nënshtruar një pike të thyer për shkak të një fluksi të madh azilkërkuesish nga Afganistani dhe Siria gjatë vitit të kaluar. Rreth 30.000 refugjatë janë kapur nga policia kufitare hungareze të cilët kanë aplikuar për azil që nga shtatori, krahasuar me 6000 gjithsej në vitin 2013.

Fundjavën e kaluar, policia arrestoi 940 njerëz për kalim të paligjshëm të kufirit, kryesisht në Asotthalom, sipas një zëdhënësi të qarkut Csongrád. 880 prej të ndaluarve ishin kosovarë, 41 afgan, tetë shtetas kongolez dhe gjashtë sirian, si dhe një nigerian dhe një ghanian.

Policia hungareze gjithashtu është duke synuar stacionet hekurudhore. Ata ndaluan 250 kosovarë më 2 shkurt në stacionin hekurudhor në Gyor, në Hungarinë perëndimore. Një tjetër aksion i cili u ndërmorr një ditë më pas rezultoi me kapjen e 183 personave në stacionin KeletiBudapestit, dhe 120 të tjerë u kapën më shkurt 8. Agjentët e fshehur shtetëror në vazhdimësi po veprojnë përreth stacionit hekurudhor Keleti, i cili ndërlidh linjat ndërkombëtare hekurudhore në drejtim të Vjenës dhe Mynihut.

Antal Rogan, udhëheqës i grupit parlamentar i partisë ‘Fidesz’ në pushtet të Hungarisë, premtoi veprim të shpejtë ndaj “emigrantëve ekonomikë”, në një konferencë shtypi të martën në stacion. Aktivistët anti-qeveritarë protestuan gjatë fjalës së tij. Një nga shenjat e tyre iu referua 250.000 hungarezëve të cilët ishin zhvendosur pas kryengritjes kundër sovjetikëve, duke pyetur “A do t’i kishit mbyllur kufijtë në 1956?”

Rreth 500.000 hungarezë kryesisht të rinj, kishin lënë vendin që nga koha kur partia e Rogan-it rimori pushtetin në vitin 2010. Protestuesit ia kujtuan atij këtë fakt, duke mbajtur lart flamurin që i cili pyeti, “Kur do të mbani një konferencë për shtyp mbi emigracionin nga Hungaria?”

Një grup i emigrantëve të Kosovës kalojnë kufirin serbo-hungarez pranë Ásotthalom, më 29 janar 2015. (MTI Foto: Zoltan Kelemen Gregory)

Një grup i emigrantëve të Kosovës kalojnë kufirin serbo-hungarez pranë Ásotthalom, më 29 janar 2015. (MTI Foto: Zoltan Kelemen Gregory)

Shumica e kosovarëve janë me sa duket në dijeni se ndryshe nga vitet 1990, ata nuk mund të pretendojnë më azil në Bashkimin Evropian. Shumë emigrantë mund të shkojnë deri në Nyírbátor, por përfundojnë në një strukturë të diskutueshme që avokati i popullit nga Qeveria e Hungarisë e kishin komentuar atë si ambient çnjerëzor, i cili ishte evidentuar si i tillë në një raport të vitit 2012. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka kundërshtuar vazhdimisht ekstradimit e njerëzve në Hungari, duke thënë se kjo mund të rezultojë në një trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm të imigrantëve.

Zyrtarët nga Hungaria, Gjermania, Serbia, dhe Austria u takuan të hënën në Beograd për të diskutuar mënyrat për frenimin e emigracionit të paligjshëm. Ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq njoftoi se vendi i tij do të vendosë një njësi shtesë të xhandarmërisë në vendkalimet e saj kufitare me Hungarinë dhe se do të përpiqen të sigurojnë kamera me imazhe termike në të dy vendet. Stefanoviq ka thënë se emigrantët “, do të përgjigjen në gjykatë për kryerjen e veprave penale.”

Károly Papp, kryekomisioneri i Policisë Kombëtare hungareze, tha se masat e shtuara të sigurisë “do të kontribuojë për siguri më të madhe të të gjithë qytetarëve tanë.”

Por, pavarësisht nga përpjekjet më të mira të policisë hungareze, kosovarët si Albani, emigranti i ri i cili kishte fat në një udhëtim pasi gabimisht kishte identifikuar një traktor për një automjet të policisë, ende do të gjejnë një mënyrë për të çarë rrugën në drejtimet e panjohura për një të ardhme më të mirë. Ai dhe dy miqtë e tij kishin përfunduar në një hotel të vogël në Buda, në pjesën perëndimore të kryeqytetit hungarez.

“Hotele të mëdha do të thotë telashe,” tha ai. Ata e kishin planifikuar për të marrë një taksi për në Vjenë në orën 06:00 atë natë, por recepsionisti në hotelin e tyre kishte dyshuar dhe i kishte thirrur policinë. Ata ishin larguar duke thënë se ata ishin duke shkuar jashtë për kafe, duke përfunduar deri në një pijetore aty pranë në vend se t’ia mbathnin.

“Unë jam me fat”, tha Albani në mënyrë të përsëritur, si të ishte një mantra. Pa dyshim, ai shpejt filloi një bisedë me një nga shokët e tij, i cili sugjeroi atij se ata duhej të përdorin një website i cili quhej ‘carpooling’ për hapin tjetër të udhëtimit të tyre. Nga mesnata e së martës, ata ishin në rrugë për Vjenë, një hap përpara ligjit edhe një herë.

Forcat Jugosllave të Serbisë ishin përfshirë në një konflikt me shqiptarët etnikë gjatë viteve 1998-1999 e cila valë dhune, shkaktoi fillimin e një lufte mes forcave të NATO-s, të cilat i dhanë fund spastrimit etnik dhe vrasjeve masive të civilëve shqiptar pas një fushate ajrore 74 ditore, e cila u shkaktoi disfatë trupave serbe të Jugosllavisë të kontrolluara nga Beogradi zyrtar.

Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Rreth 120,000 serbë tani jetojnë në Kosovë, ku 90 për qind e 1.8 milionë njerëzve të saj janë shqiptarë etnikë.

Pesëmbëdhjetë vjet që kur Kosova ishte ndarë nga lufta, vendi qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy të tretat e popullsisë nën-25 vjeç janë aktualisht pa punë dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër.


Autorët: Daniel Nolan dhe Csaba T. Tóth, për ‘VICE News‘ | Përkthyer nga Admir Ibrahimi për THE Frontliner, redaktuar nga Vedat Xhymshiti |

Admir is currently studying English Language and Literature at Kosovo's Public University 'Hasan Prishtina', his interest is focused on the teaching methods, but indeed he feels more excited about the classroom management as well as translating. His knowledge about translating from English to Albanian native language and vice-versa is a weekly commitment that he devote for 'THE Frontliner' even though Admir is not that fan of politics he is still doing well with translations. He is extremely creative and a guitar lover, which still plays with it.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY