Kosova Shënon Ditën e Pavarësisë Mes dënimit dhe Errësirës pa Pagesë!

Përveç të qenit një shenjë e përhapur e pakënaqësisë në mes të elitave qeverisëse në vendin më të ri e më të varfër dhe më të izoluar të Evropës,...

Shtatë vjet më parë, më 17 shkurt, Parlamenti në Prishtinë në mënyrë deklarative shpalli pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Tani, shpresat për një jetë më të mirë janë kthyer në hidhërim duke qenë se ‘tezgat’ e varfërisë dhe korrupsionit e kanë parandaluar përparimin e vendit.

Në ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë tetë vende kishin njohur deklaratën: Afganistani, i ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Australia dhe Senegali.

Kosova shënoi përvjetorin e pavarësisë në mënyrë të mbytur këtë vit, pasi emigracioni masiv i shkaktuar nga varfëria ekstreme e të dyja këto për pasojë të një sistemi të bllokuar politik dhe ligjor të korrupsionit të instaluar në mënyrë sistematike në administratën publike të vendit, i ka lënë shumë kosovarë me pak ndjenja për të festuar.

Përveç ceremonive përkujtimore tek presidenti i parë i republikës, ceremonitë në varret e të vrarëve në konfliktin e fundit të viteve 1990, dhe një koncert publik, kryeqyteti i Prishtinës nuk ka mbajtur asnjë nga festimet e financuara shtetërore, kjo pasi kreu i komunës Shpend Ahmeti kishte deklaruar se “nuk ka para” për ngjarje të tilla.

Gjatë vitit të kaluar, dhjetëra mijëra shqiptarë e kanë braktisur vendin për shkak të kushteve gjithnjë e më të vështira në shtëpinë e tyre, vetëm gjatë dhjetorit besohet që deri në 50.000 janë larguar nga Kosova. Shumica prej të cilëve kanë shkuar në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, gjërat kanë marrë aq keq sa Gjermania dhe Austria kanë vendosur agjentë të veçantë të kontrollit kufitar në kufirin serbo-hungarez në mënyrë që të përpiqen për të frenuar rrjedhën, ka mësuar THE Frontliner.

Raportohet se shumica e vlerësuar prej 20.000 të cilët kanë rrugëtuar në drejtim të Gjermanisë do të deportohen në shtëpi në një mënyrë të izoluar.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka misionin e saj për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), i cili dokumentueshëm dyshohet të jetë i përfshirë në aktivitete të shuarjes së hetimeve ndaj rrjeteve kriminale të cilat dyshohet se janë të shpërndara njëtrajtshëm në të gjitha partitë politike të vendit, përveç instalimit të tyre sistematik në administratën publike. BE ka hezituar të ndërmarr ndonjë veprim të dukshëm lidhur me raportimet e prokurores Britanike Maria Bamieh.

Varfëria ekstreme, krimi shpërthyes dhe një sistem i bllokuar politik dhe ligjor i vërshuar rëndë nga korrupsioni i kanë ushqyer dhe krijuar rrethanat detyruese për kosovarët që të marin rrugën e pakthim, drejt një shprese të panjohur. Të paktën një e treta e popullsisë në moshë pune është e papunë, duke përfshirë mbi 55 për qind e të rinjve, dhe një numër të vlerësuar prej 500,000 prej 1.8 milion banorëve të Kosovës besohet se jeton me më pak se 2 $ në ditë.

Punonjësit e Teatrit Kombëtar të Gjilanit, qëndrojnë pranë banakut të kafenesë së boshatisur të Teatrit, në përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Corbis/THE Frontliner)

Punonjësit e Teatrit Kombëtar të Gjilanit, qëndrojnë pranë banakut të kafenesë së boshatisur të Teatrit, në përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Corbis/THE Frontliner)

Një nga qindra-mijëra shembuj janë edhe punonjësit e Teatrit Kombëtar të Gjilanit (qytet jug-lindor i Kosovës), të cilët që nga qershori i vitit të kaluar janë larguar nga lista e pagave të komunës për pasojë të mos-dhënies së kontratave. Ajshe Abazi 55 vjeçare, Nënë e dy fëmijëve, një udhëheqëse e mirëmbajtjes tregon se një numër punonjësish që janë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e aktivitetit teatror nuk kanë marrur paga që më shumë se tetë muaj. Bashkëpunëtorja e Ajshes z. Myrvete Baftiu gjithashtu një Nënë (48 vjeçare) e tre fëmijëve e rrëfen të njejtin tregim. Reporteri i ‘THE Frontliner’ Vedat Xhymshiti kishte vizituar të Martën Gjilanin dhe derisa kishte biseduar me ‘punonjësit pa pagesë’ ata i kishin treguar atij se shërbimet e tyre kërkohen në vazhdimësi, por për punën që e bëjnë nuk paguhen që nga qershori i vitit të shkuar. Për ironi, reporteri kishte parë kreun e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga bashkëpunonjës të administratës së tij duke mbajtur fjalim në Teatrin e përgatitur nga punëtorët të cilët nuk ishin paguar qëkur Haziri kishte marr timonin e drejtimit të komunës.

Haki Aliu 52 vjeçar, Baba i katër fëmijëve, shtëpiak dhe realizator i skenografisë, Fehmi Hoti 50 vjeçar, Baba i dy fëmijëve me po të njajtën detyrë i kanë treguar THE Frontliner se për punën që ata kishin bërë në 7 vjetorin e Pavarësisë së vendit, nuk ishin paguar! Duke vizituar edhe punonjësin Fatmir Halili 56 vjeçar, Baba i dy fëmijëve i cili është Mjeshtër i Dritave në Teatër, një punonjës tjetër jashtë listës së pagave ishte në vendin e tij të punës sikur kolegët e tij, për t’u siguruar që kryetarit Lutfi Haziri t’i ndriçohej skena e Teatrit nga ku ai po mbante fjalimin për përvjetorin e shtatë të pavarësisë.


PSE PO IKIN KOSOVARËT!?

Analisti politik Dukagjin Gorani i ka thënë Asociated Press se ndër shkaqet kryesore të fatkeqësisë së tanishme janë edhe zyrtarët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kanë marrë pozitat e larta duke “grabitur sistematikisht dhe robëruar në emër të çlirimit”.

Psiko-sociologu Avni Rudaku duke e trajtuar këtë temë, ndër të rrallët profesionalisht dhe shkencërisht, shprehet se ikjet masive janë pasojë e “humbjes së plotë të besimit ndaj të gjitha Qeverive të kaluara të pasluftës dhe faktorit ndërkombëtar, por edhe humbja e besimit në forcat aktuale opozitare pasi këto të fundit edhe ‘flirtonin me njëra-tjetrën…,” siç shprehet ai “…sikur në komedinë e Ditarit të Stupcave”. Partitë politike kanë nxitur një thyerje totale të besimit qoftë pozitës, qoftë opozitës — thotë Rudaku.

“Klasa e mesme që është në numër të vogël po frikësohet nga e ardhmja sepse disa prej tyre punonin në banka të fuqishme dhe papritmas u larguan (rasti “Procredit Bank”!), por edhe të tjerët i frikësohen të ardhmes për fëmijët e tyre, madje kjo klasë e mesme është e interesuar të ketë edhe shërbime të mira publike e jo vetëm mbijetesë si të varfërit shumicë që duan vetëm bukë të mjaftueshme, prandaj Perëndimin e shohin si parajsë për lagje të mira, gjelbërim, parqe, shkolla cilësore për fëmijë etj; të varfërit si romët, ashkalinjët dhe shqiptarët shumicë ndihen të përjashtuar dhe të pambrojtur, duke luajtur me kartën: “më keq nuk ka ku shkon, të provojmë dikah tjetër!” — Avni Rudaku

Rudaku argumenton se shtresat sociale të cilat bënë zhvendosjen nga zonat rurale në ato urbane pas luftës, ndihen të frikësuara për mbijetesë e banim, por edhe të mësuara me lëvizjet e tyre vlerëson ai, duke shprehur shqetësimin se këto shtresa kanë kaluar nga emigrimi lokal në emigrim ndërkombëtar, pastaj të diplomuarit të cilët e dinë se vetëm nëpërmjet nepotizmit e militantizmit partiak mund të punësohen apo të gradohen profesionalisht, janë pesimistë dhe emigrantë të sotëm.

Si një nga masat që synonin frenimin e fluksit të emigrantëve, qeveria vendosi në fillim të këtij muaji për të ngritur një komision që do të marrë në konsideratë mundësinë e anulimit të të gjitha borxheve ndaj institucioneve dhe ndërmarrjeve publike të krijuara në mes të vitit 1999 deri në fund të vitit 2008. Por, analistë të pavarur këtë e shohin si një hap tjetër të mbështetjes së të ‘pasurve të cilët kanë përfituar mbi shpinën e klasës së mesme’ të cilët janë varfëruar në masa ekstreme.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë këtë muaj se autoritetet ishin duke punuar në informimin e qytetarëve se ata nuk mund të marin azil në BE për arsye ekonomike.

‘Përveç të qenit një shenjë e përhapur e pakënaqësisë në mes të elitave qeverisëse në vendin më të ri e më të varfër dhe më të izoluar të Evropës, ikjet kërcënojnë për të eksportuar problemet ekonomike dhe sociale të Kosovës përtej kufijve të saj’, shkruan Associated Press.

Serbia dhe Kosova panë një lloj normalizimi të marrëdhënieve në prill të vitit 2013 nën një marrëveshje të negociuar nga BE, edhe pse Serbia së bashku me mbi 80 vende të botës, vazhdon të refuzojë kërkesën e territorit drejt pavarësisë. Një fushatë e bombardimeve 78-ditore e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) kishte detyruar Serbinë të dorëzoj Kosovën në vitin 1999 pas një konflikti të përgjakshëm midis etnikëve shqiptar të rradhitur në krah të guerilës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ushtrisë Jugosllave të Serbisë, e cila çoi në vdekjen e më shumë se 13.000 njerëzve kryesisht etnik shqiptar.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor me një regjim thuajse totalitar të vizave me BE-në. Një marrëveshje mbi lirinë e lëvizjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës ka çuar në një rritje të numrit të aplikacioneve të kosovarëve për pasaportat serbe. Sipas Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, mbi 60.000 aplikime të tilla janë pranuar pas arritjes së marrëveshjes në fjalë.

Hashim Thaçi ishte një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori armët në fund të viteve 1990 për t’u çliruar nga sundimi i dhunshëm i Jugosllavisë së atëhershme nën udhëheqjen e njeriut të fuqishëm të Beogradit Slobodan Millosheviç, ky i fundit nuk është dënuar për krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, por gjeti vdekjen e tij gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Hagë.

Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij të ngushtë!), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakra kundër civilëve të pafajshëm në Jugosllavinë e asaj kohe, në vend të gjykimit, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane.

Mbi dyzetë ish veteranë të luftës çlirimtare të cilët kishin luftuar kundër forcave Jugosllave të Serbisë për të mbrojtur civilët etnik shqiptar gjatë vitit 1999, pas kësaj periudhe besohet se janë detyruar të ndjekin rrugën e pakthim duke u vetëvrarë, për shkak të kushteve të rënda socio-ekonomike. Krerët e OVL të UÇK-së në një përpjekje të qartë për të parandaluar mundësinë e transformimit të universitetit nga një ‘fabrikë diplomash’ në një akademi studimore kishin protestuar kundër këtyre përpjekjeve të një rektori të ri të Universitetit Publik gjatë fundvitit 2014. Krerët e shoqatave të luftës besohet se kanë jetuar një jetë luksoze, në Kosovën e pasluftës e cila gjindet në një krizë të thellë ekonomike.

Pamje nga protestat e javës së kaluar në Prishtinë. ©THE Frontliner/Vedat Xhymshiti

Pamje nga protestat e janarit 2014 në Prishtinë. (©THE Frontliner/Vedat Xhymshiti)

KUSH PO E SHPËTON KATRAHURËN NGA PËRMBYTJA?

Policia në Kosovë kishte hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët hedhnin gurë në objected qeveritare gjatë Janarit në Prishtinë. Mijëra dolën në rrugët e Prishtinës për të kërkuar shkarkimin e një ministri serb i cili akuzohej se kishte fyer nënat shqiptare në Gjakovë.

Përleshjet në ditën e shtunë kishin shpërthyer në fund të një tubimi të ftuar nga partia ‘Vetëvendosje’ e Albin Kurtit, e cila njihet për kundërshtimin deklarativ të negocviatave Prishtinë-Beograd, duke kërkuar në vazhdimësi ndërprerjen e tyre, mirëpo gjatë fundvitit 2014 në një qëndrim kontravers partia vetë kishte kërkuar udhëheqjen e tyre.

Në kryeqytet dolën rreth 7.000 njerëz sipas policisë, të cilët i kishin bërë thirrje qeverisë për të flakur nga vendi i Punës ministrin Serb të Punës dhe Mirëqenies Sociale Aleksandar Jablanovic, një nga tre ministrat serbë në kabinetin e Kryeministrit Isa Mustafa. Ministri Jablanoviç ishte shkarkuar, protestat ishin ndaluar nga kreu Albin Kurti. Kjo protestë ishte një përpjekje e suksesshme e rradhës e partisë Vetëvendosje për të menaxhuar konfliktin qytetar qeveri, i cili konflikt në rastë të shpërthimit të pa-kontrolluar rrezikonte përmbytjen e sistemit qeveritar të Prishtinës, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në zgjerimin dhe rrjetëzimin e krimit të organizuar në mbarë vendin. Të njejtin veprim Vetëvendosje e kishte ndërmarr vazhdimisht që nga themilimi i saj, këtë pohim e dokumenton më së miri fakti që asnjë nga qëllimet e deklaruara përmbajtësore nuk janë arritur, ky i vitit 2015 u arrit, por problemi nuk është Jablanoviç, problemi është thelbësor, Pakoja e Ahtisaarit, e cila është pranuar tashmë nga ‘Vetëvendosje edhe sikundër faktit që kundër kësaj pakoje më 10 shkurt 2007 ishin vrarë dy qytetar të cilët u shpallën anëtar të Lëvizjes, për ta kapitalizuar gjakun e tyre më pastaj për promovimin e interesave të partisë.

LIRIA E MEDIAS

Derisa Kushtetuta e Kosovës dhe kuadri ligjor siguron lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, ambienti i mediave në Kosovë vazhdon të ndikohet nga ndërhyrjet politike, korrupsioni dhe presioni financiar. Mungesa konkrete e mbështetjes ndërkombëtare për zbatimin e neneve ligjore në Kosovë pengon përpjekjet për të përmirësuar demokratizimin dhe mbrojtur të drejtat politike, civile përfshirë këtu lirinë e mediave në vend. Forcat ndërkombëtare të sigurisë në vend kanë dështuar të sigurojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët institucional në Kosovë, element ky i cili ndikon dhe ka kontribuar rëndë ‘errësirës’ informative se çfar po ndodh në bregun verior të Kosovës.

Dhuna ndaj lirisë së medias ishte shpërfaqur herët rreth ‘këmbëve’ të ministrit të jashtëm kosovar Hashim Thaçi, i cili njihet me nofkën e luftës si Gjarpëri. Në qershor të vitit 1997, në një incident që shumë individ në lëvizjen guerile e identifikojnë si një ‘ogurzi’, një gazetar shqiptar kosovar i cili kishte lidhje të ngushta me lëvizjen u gjet i vdekur në banesën e tij në Tiranë, “fytyra e tij ishte shëmtuar nga therjet e përsëritura me një kaçavidë dhe në fund të prapanicës i ishte vënë një shishe e thyer” raporton The New York Times.

Reporteri Ali Uka, ishte përkrahës i lëvizjes kryengritëse, por ai ishte gjithashtu mjaftueshëm i pavarur sa për të kritikuar kryengritjen. Në kohën e vdekjes së tij, ai po bashkëjetonte në një apartament me Hashim Thaçin.

Në Kosovën e pasluftës janë likuiduar rreth tetë gazetar, në mesin e të cilëve 3 të huaj, dy gjerman dhe një serb. Katër vite pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë një gazetar i pavarur ishte përballur me një vrasje në tentativë. Mënyrat dhe format e presionit ndaj lirisë së medias nuk kanë të ndalur, ato sa vijnë e shtohen derisa asociacioni kombëtar i gazetarëve në Prishtinë është tejet i dobët për shkak të mungesës së gatishmërisë për të vepruar në mbrojtje të lirisë së shtypit. Dikur Kosova renditej e 80-ta nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij, por kriza e lirisë së shtypit është shtypur në vazhdimësi duke e thelluar vendin nga viti-në-vit për ta sjellur atë shtatë vende më poshtë, e 87-ta për këtë vit, si pasojë e vazhdimësisë së shkeljeve fundamentale të lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë, të cilat janë të garantuara në mënyrë të shkruar me Kushtetutë Neni 40 i saj.

NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.


Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY