Pamje që dokumentojnë brutalitetin e luftës në Ukrainë

Fotografi Max Avdeev në një bashkë-rrugëtim me luftëtarët kryengritës të njohur si Brigada e parë e Slavyanskit në Logvinove, Ukrainë, për të kapur pamjet e tmerrshme të konfliktit për...
Lovignov, Ukrainë, fotografitë e realizuara nga fotografi Max Avdeev, për BuzzFeed.com

Fotografi Max Avdeev në një bashkë-rrugëtim me luftëtarët kryengritës të njohur si Brigada e parë e Slavyanskit në Logvinove, Ukrainë, për të kapur pamjet e tmerrshme të konfliktit për BuzzFeed News. Kujdes: Disa nga pamjet në këtë galeri janë jashtëzakonisht të rënda (grafike!).


LOGVINOVE, Ukrainë — Kur Kryengritësit e mbështetur Federata Ruse ndërmorrën një ofensivë në lindje të Ukrainës një muaj më parë, pika qendrore e përleshjeve shpejt kaloi në Debaltseve, një kryqëzim strategjik kyç hekurudhor që lidh dy shtetet e tyre të pasanksionuara. Për javë të tëra, qeveria e Ukrainës kishte mohuar pretendimet e kryengritësve se ata e kishin rrethuar qytetin, pavarësisht pse artileria e përdorur nga forcat qeveritare bëri që civilët të largohen, dhe të vriten me qindra duke e shkatërruar qytetin përtej njohjes.

Të martën, megjithatë, kryengritësit kapën pjesën më të madhe të qytetit dhe robëruan disa ushtarë ukrainas. Një humbje katastrofike tani duket të jetë e pashmangshme. Në ditët e mëparshme kur kryengritësit pro-Rus po shënonin fitoren e tyre, fotografi Max Avdeev udhëtoi me Brigadën e Parë të Slavyanskit në Republikën e vetëshpallur popullore të Donetskit në qytetin e afërt të Logvinove. Kryengritësit sapo kishin pushtuar qytetin duke e prerë Debaltsevën me rrugën e fundit e cila  çon në territorin e Ukrainës. Ushtarët ishin kryesisht vullnetarë të rajonit, megjithëse zyrtarët e tyre komandues ishin Rusë – siç ishin njerëzit të cilët ua kishin çuar furnizimet me tanke dhe artileri. Derisa afati i fundit për një marrëveshje të re për armëpushim erdhi dhe shkoi brenda natës, të dielën kryengritësit kishin vazhduar të granatonin qytetin ukrainas të Debaltsevit.

“Ne ua lamë atyre një rrugëdalje dhe tani ata kanë ardhur përsëri për të luftuar kundër nesh. Ne u thamë atyre që të dorëzohen në Debaltseve, por ata nuk e bënë këtë. Tani ne nuk do ta lejojmë askend për t’u larguar nga këtu” tha Sergei, një komandant i kryengritësve emrin e luftës i cili e mban “Kunduz.”

“Sa më shpejt që armiku ynë të filloj të ngeli pa frymë, papritmas është koha për paqe, dhe ne t’i ulim armët tona?”, shtoi ai. “A vdiqën shokët tanë për asgjë?”

Përkthyer në gjuhën Shqipe, nga Admir Ibrahimi

Kujdes: Disa nga pamjet e mëposhtme fotografike, janë jashtëzakonisht të rënda!


©BuzzFeed.com

Shkelzen Krivaqa, është një studiues në fushën e shkencave politike. Në vitin 2014, ai diplomoi në fushën e Shkencave Politike në veçanti në fushën e të drejtës ndërkombëtare, BE-së dhe politikave ndërkombëtare. Krivaqa ka interesim të veçantë studimor në themelet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe periudhës së saj të zhvillimit, zgjerimit, integrimit dhe angazhimit të saj që nga themelimi deri tek kërcënimet e saja kundërshtuese. Krivaqa shkruan për THEFrontliner [nga Janari i vitit 2015], kryesisht lidhur me politikën e jashtme të NATO-s dhe BE-së.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY