Mielli i Buzhalës

Të gjithë aziatikët e otomanet i barazon me aktivitetin e Devollëve dhe njerëzve të tyre nëpër institucionet e shtetit. Kjo është sikur përmes mbiemrit “drenicak” të identifikosh hajninë, dallaverin...
‎Riktheje Vendin E Punës‬, pastaj ‪‎Riktheje Natën‬ — Shkodran Ramadani | ©THE Frontliner

letrën që Berat Buzhala i paska drejtuar Devollëve, në përpjekjet e tij për të arsyetuar veten dhe goditur Devolin, vërehet një fjali interesante:

Mbrëmë keni lënë namin e botës. Treguat se sa otomanë dhe se sa aziatikë jeni, kur vjen puna tek bontoni në komunikim.

Të gjithë aziatikët e otomanet i barazon me aktivitetin e Devollëve dhe njerëzve të tyre nëpër institucionet e shtetit. Kjo është sikur përmes mbiemrit “drenicak” të identifikosh hajninë, dallaverin dhe të gjitha të zezat tjera që kanë karakterizuar qeveritë e pasluftës. Territorializimi i vlerave dhe anti-vlerave është shumë i rrezikshëm sepse përmes mohimit të pluralitetit të vlerave në territore dhe kultura të caktuara, qofshin kontinente apo krahina, fe apo kombe, si dhe përmes homogjenizimit dhe esencializimit të këtyre territoreve dhe kulturave, ne privohemi nga mundësia për të pasur një pasqyrë më të qartë mbi kompleksitetin dhe diversitetin e këtyre kulturave dhe territoreve. Ky proces kulmon me verbërim intelektual për shkak që kjo logjikë uniformuese mbulon dhe pamundëson pamjen e koloritit dhe shumëllojshmërisë vlerore, me të cilat janë të bekuara të gjitha kulturat në botë. Ky verbërim zakonisht përcillet nga një urrejtje kundruall kulturave të caktuara dhe, në rrethana të caktuara, mund të eskalojë në luftëra shfarosëse. Me fjalë tjera ky lloj homogjenizimi krijon terren të plleshëm për fashizëm.

Prania e Orientalizmit, një prodhim i veçantë dhe obskurantist i dijes mbi Orientin, është aq e gjërë dhe aq e patrazuar në diskutimet publike, saqë nuk hasë pothuajse në asnjë kritikë apo rezistencë nga akterët publikë në Kosovë. Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri jane veç dy nga personat që kanë vjellur vrer mbi Orientin, me të cilin identifikojnë çdo gjë negative. Këtij kori i bashkangjiten shpesh edhe ofendimet e Burim Ramadanit të AAK-së, që gjithashtu me Orientin barazon të gjitha të këqijat e Qeverisë. E tani, e kjo nuk është hera e parë (uroj që të jetë e fundit), vjen Buzhala dhe e pasuron diskursin në fjalë. Orientalizmi duket të jetë një prej pikeprerjeve e figurave politike dhe figurave të shoqërisë civile. Ndoshta ky është një nga ato momentet që nxjerrë në pah emeruesit e përbashkët të partive të korrupsionit dhe shoqërisë civile. Është njëri nga ato momentet që derdhë dritë mbi këto konstelacione që krijojnë ambient komod edhe për ndërmarrjet kriminale. Është një nga rastet ku vërehet se nënshtrati i tyre është i përbashkët. Një nga momentet që tregon se kundërshtitë e tyre pothuajse asnjëherë nuk kalojnë kufijntë e verbalitetit. Kjo do të thotë që kundërshtitë e tyre në të shumtën e rasteve limitohen në logjikën e spektaklit publik dhe rrallëherë prodhojnë diçka përmbajtësore. Ndoshta ky është njëri nga indikatorët që tregon se akterët politikë dhe shoqëria civile janë dy anë të së njëjtës monedhë dhe se ata, në nivel makro, plotësojnë njëri-tjetrin në aparatusin shtetëror.

Megjithëse nuk mund ta mohoj që nuk shqetësohem për cilësinë e ushqimit që ne konsumojmë, dhe megjithëse e pranoj që Buzhala ka të drejtë në disa pika, unë hezitoj t’i dalë atij në mbrojtje, sidomos jo kur ai shfrytëzon këtë rast për të mbjellur fara të racizmit edhe ashtu të pranishëm në segmente të caktuara në shoqërinë tonë. Nga farat e racizmit që po mbjellin Berati & Co. mund të mbijë urrejtje ndaj kulturave tjera. E këto fara mund të na japin një miell shumë më të rrezikshëm se ai i Devollëve. Ky miell i Buzhalës jo vetëm na trajton si kafshë, por edhe na bën të tillë, duke na zhveshur nga çdo lloj racionaliteti. Unë tani pres nga ata që u solidarizuan me Beratin, kryesisht kolegë të tij gazetarë, për shkak të karikaturimit që Devollët ia bëne atij, të solidarizohen edhe më së paku nja tre miliardë aziatikë të cilët u fyen nga Berat Buzhala. Kjo kulturë e komunikimit është e domosdoshme për krijimin e kushteve për një shoqëri demokratike. Është e vetmja mënyrë për kultivimin e “miellit universal” (pasi që mielli është shkasi për këtë debat), me të cilin ne do të ushqejmë trupin tonë demokratik.

Shkodran Ramadani, është autor i rregullt tek 'THE Frontliner'. Ai është student i Universitetit Publik 'Hasan Prishtina' në Prishtinë, në fushën e Sociologjisë në nivelin MA. Shkodrani është i interesuar në interpretimin dhe anilizën filozofike të zhvillimeve politike në shoqërinë shqiptare dhe atë të huaj.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...