Katër vjet më vonë, Siria nën Rrënoja

Të tjerët në dhomën tjetër e bënë të njëjtën gjë, përfundimisht kolegët kishin prodhuar dritë "vetëm për të ma mundësuar mua për të përfunduar operimin mjekësor në trupin e...

Një lëvizje paqësore u përball me represionin më të dhunshëm dhe vendi eskaloi në një konflikt të përgjakshëm. Me rezultate shkatërruese. Mbi 200,000 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Një ndërhyrje kirurgjike në kokën e një të riu, në qytezën Anadan, të provincës së trazuar veriore të Sirisë Aleppo. Qershor 2012 (Foto: ©Vedat Xhymshiti/THEFrontliner)

Një ndërhyrje kirurgjike në kokën e një të riu, në qytezën Anadan, të provincës së trazuar veriore të Sirisë Aleppo. Qershor 2012 (Foto: ©Vedat Xhymshiti/THEFrontliner)

Në qytete si Aleppo situata është ekstreme – pamjet satelitore tregojnë se 97 për qind e dritave kanë dalë jashtë funksionit që nga viti 2011. Megjithatë, në këtë errësirë ka shpresë dhe guxim, ndjenja që aq fort jetonte katër vjet më parë ende vazhdon. Dr Hassan është ende duke punuar në Aleppo. Kur ai kishte operuar një djalë të ri dhe nuk kishte driqim, ai e gjeti veten në një fushë të zezë teatri. Derisa kishte dalur nga errësira, “infermierët po ndriqonin zonën operative mjekësore me një telefon të thyer celular.”

Të tjerët në dhomën tjetër e bënë të njëjtën gjë, përfundimisht kolegët kishin prodhuar dritë “vetëm për të ma mundësuar mua për të përfunduar operimin mjekësor në trupin e një djali të vogël” thotë Dr Hassan, i cili katër vjet pasi gjaku kishte nisur të rrjedhte rrugëve të Sirisë ai ende jeton, atje në ‘teatrot e errëta’ ku intervenimet duhet t’i bëjë nën rrezet e ndriquese të telefonave celular.

Më shumë se 200.000 sirianë e kanë humbur jetën në katër vite të konfliktit të armatosur, i cili filloi me protesta anti-qeveritare para se të përshkallëzohej në një luftë civile në shkallë të gjerë. Më shumë se 11 milionë sirian kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad dhe atyre që nëpërmjet betejës refuzonin udhëheqjen e tij dhe të njëri-tjetrit – si dhe militantëve xhihadist nga shteti islam e trazuan vendin në gjak, zjarr e kocka të vdekura të njerëzve. Kjo është historia e luftës civile deri tani.

TRAZIRAT QË U BËNË TË DHUNSHME — Protestat pro-demokracisë shpërthyen në mars të vitit 2011 në qytetin jugor ‘Deraa’ pas arrestimit dhe torturimit të disa të rinjve të cilët kishin pikturuar parulla revolucionare në një mur të shkollës. Pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve, duke vrarë disa, më shumë dolën në rrugë. Trazirat shkaktuan protesta mbarëkombëtare duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Asad. Përdorimi i forcës nga ana e qeverisë për të shtypur disidentët thjesht kishte inkurajuar vendosmërinë e protestuesve. Deri në korrik të vitit 2011, qindra e mijëra ishin duke dalur në rrugë në të gjithë vendin. Mbështetësit e opozitës përfundimisht filluan të marrin armët, së pari për të mbrojtur veten e tyre dhe më vonë për t’i dëbuar forcat e sigurisë nga zonat e tyre lokale.

PËRSHKALLËZIMI NË NJË LUFTË CIVILE — Dhuna u përshkallëzua dhe vendi u zhyt në luftë civile derisa brigadat kryengritëse ishin formuar për të luftuar forcat qeveritare për t’i kontrolluar qytetet, qytezat dhe fshatrat. Luftimet kishin arritur deri në kryeqytetin Damaskë, duke trazuar kështu edhe provincën më të fuqishme tregtare Aleppo në vitin 2012.

Deri në qershor të vitit 2013, OKB tha se 90.000 njerëz janë vrarë në konflikt. Megjithatë, nga gushti 2014 kjo shifër ishte dyfishuar duke arritur në 191,000 – dhe vazhdoi të rritet në 220,000 deri në mars 2015, sipas aktivistëve dhe OKB-së.

Konflikti është tani më shumë se vetëm një betejë mes atyre për ose kundër Presidentit Asad. E gjithë lufta tanimë identifikohet edhe me tone të një lufte sektare, duke i nxitur shumicën sunite të vendit kundër sektit ‘Shia Alevitë’ të presidentit, dhe duke tërhequr vendet fqinje deri tek fuqitë botërore. Lindja e grupeve xhihadiste, duke përfshirë themelimin e Shtetit Islamik, ka shtuar një dimension të mëtejshëm të një lufte të pamëshirshme.

Një grua siriane mban fëmijën e saj të vdekur derisa para saj duket trupi i burrit të vdekur, pas një sulmi ajror nga forcat qeveritare në qytetin e A'zaz, pranë qytetit të trazuar verior sirian Aleppo, më 15 gusht 2012. (Foto: Vedat Xhymshiti, për 'The New York Times)

Një grua siriane mban fëmijën e saj të vdekur derisa para saj duket trupi i burrit të vdekur, pas një sulmi ajror nga forcat qeveritare në qytetin e A’zaz, pranë qytetit të trazuar verior sirian Aleppo, më 15 gusht 2012. (Foto: Vedat Xhymshiti, për ‘The New York Times)

KRIMET E LUFTËS — Një komision hetimor i OKB-së, duke hetuar shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut që nga marsi 2011, pohon që ka prova se në të dy anët e konfliktit janë kryer krime të luftës – përfshirë vrasje, torturë, përdhunim dhe zhdukjet me forcë. Forcat Qeveritare dhe Kryengritëse gjithashtu janë akuzuar nga hetuesit për shkaktime të vuajtjeve civile, të tilla si duke bllokuar qasjen në shërbimet e ushqimit, ujit dhe nevojat shëndetësore, si një metodë e luftës.

Në shkurt të vitit 2014 një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi të gjitha palët të përfundojnë “ndërhyrjen e armëve pa dallim në zonat e populluara”. Që atëherë, aktivistët thonë se më shumë se 6000 civilë janë vrarë nga bombat e hedhura nga avionët e qeverisë në zonat e kontrolluara nga kryengritësit. OKB thotë se në disa raste, tubimet civile kanë qenë në shënjestër me qëllim, duke shkaktuar masakrat masive.

Shteti islam ka qenë gjithashtu i akuzuar nga OKB-ja si i përfshirë në një fushatë terrori në zonën veriore dhe lindore në Siri. ISIL ose ISIS, ka ka shkaktuar dënime të rënda për ata që e shkelin ose refuzojnë të pranojnë sundimin e saj, duke përfshirë qindra ekzekutime publike në natyrat e gijotinës. Luftëtarët e saj kanë realizuar vrasjet masive të grupeve rivale të armatosura, pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe pakicave fetare, duke iu prerë kokën pengjeve, përfshirë edhe disa perëndimorë.

ARMËT KIMIKE — Qindra njerëz u vranë në gusht të vitit 2013 pasi dyshohet se raketa të mbushura me agjentet nervore Sarin u qëlluan në disa rrethe bujqësore përreth Damaskut. Fuqitë perëndimore, të zemëruar nga sulmi, thanë se kjo vetëm mund të jetë kryer nga qeveria e Sirisë. Gjetjet e hetimeve të OKB-së nuk e konfirmojnë identitetin e autoritetit të lansimit të këtyre raketave. Dyshime të dokumentuara janë hedhur mbi Princin Saudit Sulltan Bin Bandar, i cili është shef i shërbimit të zbulimit Saudit, i njejti ka qenë i akuzuar dhe në liste për arrestim në vitin 2009 nga autoritetet Britanike për kontrabandë të armëve me ‘BAE Systems’, karriera e të cilit kishte filluar si ambasador i Sauditëve në Washington, në kohën kur Nju Jorku kishte përjetuar sulmet më 11 Shtator 2001. Sido që të jetë, regjimi dhe aleatja e saj Rusia fajësuan kryengritësit.

Duke u përballur me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së, presidenti Assad kishte rënë dakord për heqjen e plotë ose shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike si pjesë e një misioni të përbashkët të udhëhequr nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK). Shkatërrimi i agjentëve dhe municioneve kimike është përfunduar një vit më vonë. Por pa ndonjë qartësi të dokumentuar se në cilin vend ka ndodhur kjo. Shqipëria ishte përballur me një rrezik për të qenë vendi ku do të shkatërroheshin këto armë, mirëpo një valë protestuesish kanë arritur t’i bëjnë presion qeverisë në Tiranë për ta refuzuar një ofertë të tillë.

Pavarësisht operacionit, ONAK ka dokumentuar se qeveria ka përdorur kimikate toksike, të tilla si klor dhe amoniak, në sulmet ndaj kryengritësve të cilët mbajnë fshatrat veriore në mes muajve prill dhe korrik 2014 duke rezultuar me vdekjen e të paktën 13 civilëve.

KRIZA HUMANITARE Pothuaj 4 milionë njerëz kanë ikur nga Siria që prej fillimit të konfliktit, shumica e tyre gra dhe fëmijë. Kjo është një nga krizat më të mëdha të eksodit të refugjatëve në historinë e kohëve të fundit. Vendet fqinje kanë bartur barrën e krizës së refugjatëve, Libani, Jordania dhe Turqia duke luftuar për të akomoduar ‘përmbytjen’ e të ardhurve të rinj. Eksodi u përshpejtua në mënyrë dramatike në vitin 2013, derisa kushtet e jetës dhe sigurisë në Siri ishin duke u përkeqësuar.

Fëmijë Sirian të mbështetur në murin e një shtëpie të braktisur, aty ku ata kishin gjetur strehim pasi kishin braktisur shtëpinë e tyre në qytetin e trazuar verior Sirian, Aleppo, në dhjetorin e vonshëm të vitit 2012 (Foto: Vedat Xhymshiti/THE Frontliner)

Fëmijë Sirian të mbështetur në murin e një shtëpie të braktisur, aty ku ata kishin gjetur strehim pasi kishin braktisur shtëpinë e tyre në qytetin e trazuar verior Sirian, Aleppo, në dhjetorin e vonshëm të vitit 2012 (Foto: Vedat Xhymshiti/THE Frontliner)

Një tjetër valë prej 7.6 milion sirianëve janë të zhvendosur brenda vendit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të detyruarve për tu larguar nga shtëpitë e tyre në më shumë se 11 milion – gjysma e popullsisë para krizës së vendit. Në përgjithësi, vlerësohet se rreth 12.200.000 njerëz janë në nevojë për ndihmë humanitare brenda Sirisë, duke përfshirë 5,6 milion fëmijë, thotë një raport i OKB-së.

Në dhjetor të vitit 2014 OKB ka publikuar një apel për $ 8.4bn (£ 5.6bn) për të ofruar ndihmë për 18 milionë Sirianë, pasi ka siguruar vetëm gjysmën e financimit që kishte kërkuar në vitin 2014.

Një raport tjetër i publikuar nga OKB në mars 2015 vlerëson se humbja totale ekonomike e Sirisë që nga fillimi i konfliktit ishte $ 202bn dhe se katër në çdo pesë sirianë tani jetojnë në varfëri, gjë që nënkupton se rreth 30% e tyre janë në kulmin e varfërisë. Sistemet e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale të Sirisë janë gjithashtu në një gjendje kolapsi, precizon raporti.

KRYENGRITJA DHE LINDJA E XHIHADISTËVE — Kryengritja e armatosur ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme që nga fillimi i tij. Të moderuarit laik tani janë të mbizotëruar nga islamistët xhihadist, taktikat brutale të të cilëve kanë shkaktuar shqetësimin e përhapur duke i shpier në konflikte edhe grupet kryengritëse.

Duke përfituar nga kaosi në rajon, shteti islam (IS) – Grupi ekstremist që mendohet të jetë rritur nga krahët e al-Kaedës në Irak e ka marrë kontrollin në zona të mëdha të territorit në të dy brigjet veriore dhe lindore të Sirisë, si dhe Irakun fqinjë. Shumë luftëtarë të saj të huaj në Siri tani janë të përfshirë në një “luftë brenda një lufte”, të cilët po përleshen edhe me kryengritësit dhe xhihadistët nga Fronti Çlirimtar “Al-Nusra” të cilët gjithashtu pretendojnë një lidhje me al-Kaedan, por që kundërshtojnë taktikat e ISIL. Fronti ‘Al-nusra’ gjithashtu është në një luftë edhe me forcat kurde dhe qeveritare.


LEXO MË SHUMË: PUÇI PERËNDIMOR NDAJ ÇLIRIMTARËVE SIRIAN!

Në shtator 2014 një koalicion i udhëhequr nga SHBA filloi sulmet ajrore brenda Sirisë, në një përpjekje për të “degraduar dhe në fund të fundit të shkatërrojë” Shtetin Islamik, për të ndihmuar kurdët t’i sprapsin Militantët Islamik në një sulm të madh në qytetin verior, Kobane.

Në arenën politike, grupet kryengritëse janë gjithashtu thellësisht të ndarë – me aleancat rivale që luftojnë për epërsi. Më i spikatur është Koalicioni i moderuar Kombëtar për Forcat siriane Revolucionare dhe Forcat Opozitare, të mbështetur nga disa shtete Perëndimore dhe arabe të Gjirit. Megjithatë, koalicioni ka pak ndikim në terren në Siri dhe përparësia e tij është refuzuar nga grupet e tjera, duke e lënë vendin pa një alternativë bindëse për qeverinë Asad.

PËRPJEKJET PAQËSORE — Asnjëra palë nuk ka qenë e aftë për të shkaktuar një humbje vendimtare palës tjetër, bashkësia ndërkombëtare shumë kohë më parë arriti në përfundimin se vetëm një zgjidhje politike mund të përfundojë me konfliktin në Siri. Megjithatë, një numër i përpjekjeve të Ligës Arabe dhe OKB-së për ndërmjetësimin e armëpushimit filluan dialogun i cili dukej që në mëngjeset e para të tij se do të dështonte. Në janar 2014, SHBA, Rusia dhe OKB u mblodhën në një konferencë në Zvicër për zbatimin e komunikatës së vitit 2012 në Gjenevë, një marrëveshje ndërkombëtarisht e mbështetur që bëri thirrje për krijimin e një organi qeverisës kalimtar në Siri, i cili duhej formuar në bazë të pëlqimit të ndërsjelltë.


LEXO MË SHUMË: “AKULLI I PRANVERËS SIRIANE

Bisedimet, që u bënë të njohura si Gjeneva II, u ndërprenë në shkurt pas vetëm dy raundeve. Pastaj i dërguari i posaçëm i OKB-së Lakhdar Brahimi fajësoi refuzimin e qeverisë siriane për të diskutuar kërkesat e opozitës dhe këmbënguljen e saj në një fokus në luftën kundër “terroristëve” – ​​një term që Damasku e përdor për të përshkruar grupet kryengritëse. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon kishte thënë se objektivi strategjik afatgjatë i organizatës mbetet zgjidhja politike e bazuar në Komunikatën e Gjenevës. I dërguari i posaçëm i OKB-së Staffan de Mistura kishte propozuar edhe krijimin e një serie të “zonave të ngrira”, ku do të kishte armëpushime lokale të cilat kishin për qëllim negociatat për të lejuar qarkullimin ndihmave në zonat e rrethuara. Por përpjekja e tij për arritjen e një armëpushimi në Aleppo ka qenë i refuzuar nga kryengritësit në qytet, të cilët frikësohen se qeveria do të përdorte atë për të rivendosur forcat e saj diku tjetër dhe se militantët e ISIS thjeshtë do ta injoronin atë.

Për në fund, mund të themi se ajo që filloi si një tjetër kryengritje e njohur si ‘Pranvera Arabe’ kundër sundimtarëve autokratik ka u shpërfaq në një luftë të fuqishme brutale që ka tërhequr përfshirjen e fuqive rajonale dhe botërore.

Irani dhe Rusia kanë mbështetur qeverinë e udhëhequr nga Alevitët e Presidentit Asad dhe gradualisht kanë rritur mbështetjen e tyre, duke siguruar për presidentin Assad një avantazh që e ka ndihmuar atë të bëjë përparime të konsiderueshme kundër kryengritësve. Qeveria ka gëzuar edhe mbështetjen e lëvizjes shiite islamike Hezbollah të Libanit, luftëtarë të cilit i kanë dhënë mbështetje të rëndësishme në fushëbeteja që nga viti 2013.

Opozita sunite e dominuar, ndërkohë, i tërhoqi një shkallë të gjerë të mbështetjes nga mbështetësit e saj kryesore – Turqia, Arabia Saudite, Katari dhe shtetet e tjera arabe, së bashku me SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francën. Megjithatë, rritja e Kryengritësve islamikë të vijës së ashpër dhe ardhja e xhihadistëve nga e gjithë bota ka çuar në një ftohje të dukshme të mbështetjes ndërkombëtare dhe rajonale.

SHBA është tani duke armatosur një forcë prej 5000 kryengritësve të fortë “të moderuar” për të përparua në luftën kundër ISIS në terrenin e Sirisë, dhe duke premtuar mbështetjen ajrore nëpërmjet aeroplanëve të saj për të milicitë kurde nga të cilat ka kërkuar të mbrojë tre enklava autonome në veri të vendit.

Sirianët kërkojnë trupat a pajetë të familjarëve të tyre, pas një sulmi ajror i cili u ndërmorr nga format qeveritare në qytetin kufitar verior A'zazz, rreth 40/km në veri të provincës tregtare Aleppo, më 15 Gusht 2012. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Der Spiegel)

Sirianët kërkojnë trupat a pajetë të familjarëve të tyre, pas një sulmi ajror i cili u ndërmorr nga forcat qeveritare në qytetin kufitar verior A’zazz, rreth 40/km në veri të provincës tregtare Aleppo, më 15 Gusht 2012. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Der Spiegel)

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY