Një mundësi për pragmatikët

Qeveria e Kosovës tashmë ka marr vendim për dërgimin e kësaj çështje për t’u votuar në Kuvend. Gjithsesi pak veta mund ta pohojnë se krijimi i kësaj Gjykate është...
Shpend Kursani, author

Gjykata Speciale duket qartë se do të jetë një levë tjetër politike për t’u harxhuar nga komuniteti ndërkombëtarë për shantazhimin e disa politikanëve vendorë. Natyrisht se ajo do ta gjykojë e ndoshta edhe do ta dënojë dikë nga të akuzuarit e mundshëm, mirëpo ajo do të jetë më shumë një mjet politik se sa një mjet legal ashtu siç do të duhej të ishte.

Pra pak drejtësi e shumë politikë. Duhet të ketë më shumë dyshime për këtë Gjykatë se sa shpresa për faktin se është parë mirëfilli se drejtësia nga mekanizmat ndërkombëtarë që janë marrë me Kosovën kanë qenë më shumë në shërbim të mbajtjes së stabilitetit politik e ndëretnik se sa në shërbim të drejtësisë. Duke filluar nga Gjykata e Hagës e cila nuk e përfundoi punën e saj, UNMIK-u i cili problemet ia përcolli EULEX-it, e i cili, gjykuar nga 7 vitet e funksionimit të tij në Kosovë, ka bërë pak drejtësi në Kosovë. Kështu që nuk lihet shumë hapësirë që kjo Gjykatë Speciale që gjendet në gypat e politikbërjes në Kosovë të sjellë diç më shumë.

Shpend Kursani — ©THE Frontliner

Shpend Kursani — ©THE Frontliner

Nuk duket ndonjë dritë përpara nesh se themelimi i kësaj Gjykate mund të ndalet, apo themelimi i një drejtësie të mirëfilltë në Kosovë mund të fillojë apo ta zëvendësojë këtë Gjykatë. Duke marr për bazë këtë, krijohet një mundësi e mirë politike, mendoj, për pragmatikët në politikë të cilët përkrahin lëshimin pe për diçka me një anë për ‘fituar’ diç tjetër me një anë tjetër. Qeveria e Kosovës tashmë ka marr vendim për dërgimin e kësaj çështje për t’u votuar në Kuvend. Gjithsesi pak veta mund ta pohojnë se krijimi i kësaj Gjykate është iniciativë vendore; ajo është iniciativë krejtësisht ndërkombëtare nga disa vende që dikur e kanë përkrahur dhe ndihmuar Kosovën. Në fakt, shumica e vendimeve më të rënda të periudhës së pas pavarësisë që në të ardhmen do t’i sjellin shumë probleme Kosovës janë agjendë e shtyrë nga vende dikur partnere të Kosovës. Kësisoj, si shtetëbërja si post-shtetëbërja në një formë apo tjetrën ishte një mes “negociues” midis agjendës dhe interesit ndërkombëtar dhe atij vendor, pra një mes i dëshirave ndërkombëtare dhe atyre vendore – agjenda e kësaj të fundit më shumë duke u ndihmuar nga kriza arbitrare që mund ta shkaktonte se sa nga ndonjë gjykim më i thellë politik.

Në këtë kontekst, edhe krijimi i Gjykatës Speciale duhet të futet në një prizëm “negociues” mes dëshirës së partnerëve të dikurshëm ndërkombëtarë të Kosovës dhe politikbërësve vendorë. Pra dëshira e një pjese të komunitetit ndërkombëtarë për ta krijuar këtë Gjykatë duhet të ndeshet me disa dëshira të vendorëve për përforcimin e disa elementeve shtetërore të dobëta e të trashëguara nga Plani i Ahtisaarit, i cili po ashtu ishte rezultat i mesit “negociues” mes ndërkombëtarëve dhe vendorëve. Krijimi i kësaj Gjykate, për më shumë, me gjasë kërkon ndryshime Kushtetuese, të cilat ndryshime duhet të bëhen me dy të tretat e deputetëve në Kuvend, e të cilat kjo qeveri nuk e ka vështirë për t’i siguruar.

Si rrjedhojë politikbërësit pragmatik vendorë mund ta marrin çështjen e ndryshimeve Kushtetuese për themelim të kësaj Gjykate si “obligim” ndaj kërkesës së disa ambasadave, mirëpo në të njëjtën kohë e njëjta duhet të kushtëzohet me kërkesën e vendorëve për ndryshime Kushtetuese në interes të forcimit të vendit. P.sh. në tentativë për t’u dukur të “mirë” pranë partnerëve të dikurshëm ndërkombëtarë, Kosova me zor duhet ta pranojë ndryshimin Kushtetues që ka të bëjë me themelimin e kësaj Gjykate, ndërkaq këtë zor duhet ta bëjë vetëm në qoftë se në këtë ndryshim Kushtetues futen edhe disa ndryshime që i rregullojnë disa të meta të Kushtetutës edhe fillimisht të pranuara si kompromis. Andaj në Kuvendin e Kosovës ku do të diskutohet ky ndryshim Kushtetues duhet të propozohet një pako e ndryshimeve Kushtetuese siç janë:

  • Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës;
  • Dhënia e të drejtës së vetos për minoritetet për aspektet kushtetuese që kanë të bëjnë vetëm me interesat e tyre siç janë: identiteti, gjuha, simbolet, arsimi i tyre, etj, e jo pra për të gjitha aspektet kushtetuese siç është tani; si dhe
  • Heqja e kufizimit të “tregut së lirë” si orientim i vetëm ekonomik. Pra jo të ndalohet tregu i lirë, por edhe jo të kufizohet ky orientim vetëm në “tregun e lirë”, i cili si term po keqpërdoret për pasurimin e pak vetave dhe mbajtjes në varfëri të shumë vetave

Marrja e “obligimit” për krijimin e kësaj Gjykate në mënyrë të njëanshme, pa i futur së paku tri propozimet e lartshënuara si pako e ndryshimeve Kushtetuese së bashku me çështjen e kësaj Gjykate nuk ka logjikë politike, as si shkencë, e as si praktike, dhe gjithsesi do të duket si një fenomen post-pragmatik në politikbërje. Natyrisht duhet pritur debat i nxehtë për këto çështje, mirëpo është vetëm nga një debat i nxehtë që “obligimin” për krijimin e një Gjykate të panevojshme dhe të pashpresë, të kthehet së paku në një, dy, apo tri elemente forcuese për shtetin. Kjo natyrisht se përfshinë edhe Serbet (e metë nga Plani i Ahtisaarit) dhe Serbinë (e metë nga negociatat e Brukselit me Serbinë) në këtë vendimmarrje, mirëpo është pikërisht pranimi jo i një anshëm i këtij “obligimi” që do ta shpërfaqte kërkesën për ndryshimet Kushtetuese që do ta përforconin shtetin. Një debat i tillë dhe për këto çështje në Kuvend do të ishte edhe zbatim i një element të vetëdijes politike, gatishmërisë, dhe seriozitetit të Kosovës si subjekt i marrëdhënieve të saj me Serbinë dhe BE-në.


Te Sheshi

Shpend Kursani, pursued his masters degree at the University of Cambridge (2010-2011) where he earned his M.Phil. degree in International Relations with distinctions on his thesis topic “Using Soft Power: The EU’s Ability to Influence the Domestic and Foreign Policies of the States of the Western Balkans”. He is an External Senior Researcher at the Kosovar Centre for Security Studies - KCSS. He is Founder and Member of the Steering Committee at the Balkan Think Tense - BTT. He is also an adjunct lecturer in the field of International Relations at the University College Universum. Shpend has previously (2011-2013) been a Senior Researcher at the Kosovar Institute for Policy Research and Development - KIPRED, where he published a number of policy analysis that in general cover the functioning and political development of Kosovo and Kosovo's relations with Serbia and other international actors.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY

  • »In praise of WikiLeaks« Jill Stein

    I’ve gotten a first—hand look at how the establishment attacks people who challenge the status quo. These attacks are intended to brand their targets as pariahs and stigmatize anyone...
  • Berati dhe belaja me Turqinë

    Unë ngritem për të mbrojtur lirinë e shprehjes, por nuk mund të hesht kur një imam apo i ri dënohet për nxitje të dhunës derisa gazetarët duartrokiten. Unë jam...
  • Are Black Lives Terrorist Lives?

    Well, this is what happens when the full force of the domestic state-terrorism apparatus sets itself against the innocent and frequently impoverished citizens of colour that mistakenly chose to...
  • If Other Professions Were Treated Like Photography…

    what if other professions were treated like photography? Here’s what a “part-time professional’s” Facebook posts might look like if other careers experienced the “everyone’s a photographer” phenomenon,...