Gazetari Xhymshiti, kosovari panelist në Kongresin Botëror të Londrës

Gazetari i Pavarur Vedat Xhymshiti, do të flas lidhur me rritjen e ISIS, formacion ushtarak i cili është tani më shumë se vetëm një kërcënim ndërkombëtar, por më tepër...

Politikat e Konfliktit dhe Bashkëpunimi reflektojnë nevojën për të shqyrtuar dhe për të diskutuar dy mundësitë e qasjeve, atë tradicionale dhe bashkëkohore, konceptet dhe teoritë e ndërveprimit individual dhe kolektiv.

Bashkëpunimi dhe konflikti të dyja qëndrojnë në zemër të shkencave sociale në përgjithësi dhe në shkencën politike në veçanti. Ndërveprimet sociale që përfshijnë individë apo entitete supra-individuale të tilla si grupe, organizata apo shtete, përbëjnë blloqet themelore ndërtuese të shkencave shoqërore. Në varësi të strategjive dhe veprimeve të adoptuara nga palët e përfshira në ndërveprimet shoqërore, ato zakonisht klasifikohen si bashkëpunuese ose konfliktuoze.

Një gamë e lektorëve dhe panelistëve të profilit të lartë do të flasin në pesë nga diskutimet e rëndësishme gjatë gjithë kongresit gjashtë-ditor të cilat përbëjnë programin akademik. Kongresi ka ftuar profesionist, ekspertë dhe akademikë nga universitetet e ndryshme për t’i diskutuar këto tema në Mbretërinë e Bashkuar. Panelistët vijnë kryesisht nga Evropa, dhe përtej kontinentit, për të mësuar më shumë dhe diskutuar mbi kërkimet në fushat e ekspertizës që lidhen me temën e Kongresit: Politika e Konfliktit dhe Bashkëpunimi.

IAPSS Kongresi Botëror

IAPSS Kongresi Botëror

Katër vjet pas Pranverës Arabe, Dinamika Politike e Lindjes së Mesme, do të jetë një nga temat e rëndësishme që do të diskutohen në kongresin botëror politik të këtij prilli në kryeqytetin Britanik në Londër. Në këtë kongres në cilësinë e panelistit do të jetë edhe gazetari i pavarur nga Kosova, Vedat Xhymshiti.

Rëndësia e këtij kongresi është vlerësuar lart edhe nga familja mbretërore e Britanisë së Madhe, me ç’rast në ditën e së martës, pra sot më 14 Prill Mbretëresha Britanike Elizabeta e II-të do t’i adresohet Kongresit me një fjalë rasti.

Dr. Barbara Zollner nga universiteti i Birkbeck-ut, e cila do ta moderoj panelin e diskutimit, është e përqëndruar në lëvizjet islamike, veçanërisht atë të Vëllazërisë Myslimane dhe teoritë e lëvizjeve sociale. Ajo është autore e Librit “Vëllazëria Myslimane: Hasan el-Hudaybi dhe Ideologjia.”

Pranvera arabe ishte një trampolinë e suksesshme për (disa) prej regjimeve autoritare; megjithatë, vendosja e sistemeve pretenduese si të qëndrueshme demokratike është përballur me probleme të vazhdueshme. Katër vjet pas revolucionit egjiptian të vitit 2011, shteti është edhe një herë nën sundimin ushtarak, një rregull që syrgjynos aktivistët politik në vazhdimësi, shkrin OJQ-të dhe ua mohon popullit të drejtën për të protestuar, lidhur me këtë temë do të flas Tarek Osman, një shkrimtar i njohur nga Kajro dhe autor i shumë shkrimeve lidhur me politikat ekonomike në Egjipt. Tarek Osman është një ekonomist politik i fokusuar në botën arabe. Ai është autor i një bestselleri ndërkombëtar i njohur si “Egjipti në prag” dhe bashkëpunëtor i rregullt i Punëve të Jashtme, për Financial Times, Project-Syndicate, dhe Rishikimi i Kajros.

Pamje nga sallat e Kongresit.

Pamje nga sallat e Kongresit.

Siria ka qenë e bllokuar në një luftë civile për pesë vjet tani, dhe fqinjët e saj ende nuk ia kanë dalur të largohen nga një gjendje kaosi. Rritja e ISIS është tani më shumë se vetëm një kërcënim ndërkombëtar, por më tepër duket të jetë një ideologji në rritje, duke tërhequr dhe radikalizuar rininë muslimane nga e gjithë bota. Për këtë temë do të flas gazetari i pavarur Vedat Xhymshiti, i cili kishte raportuar për gjashtë muajt e vitit 2012 nga terreni i luftës civile të Republikës Arabe të Sirisë. Xhymshiti kishte qenë dëshmitar i një zhvillimi të kollapsit sistematik të forcave të armatosura opozitare në Siri, të cilët kishin refuzuar të bashkërendoheshin me agjendat ndërkombëtare, “…për pasojë laikëve sirian që përpiqeshin ta çlironin vendin nga regjimi al-Assad, iu krijua një forcë në emër të ‘Allahut’ e cila përbëhej nga njerëz të huaj të cilët lirshëm rekrutoheshin nga vendet Perëndimore!” -thotë mes tjerash gazetari i njohur shqiptar nga Kosova, i cili për më shumë se gjashtë vite raporton nga territoret e përfshira në kryengritje të armatosura dhe paqësore. Puna e gazetarit të pavarur Vedat Xhymshiti, është botuar në Magazina të rëndësishme ndërkombëtare siç janë Der Spiegel, The New York Times, Paris Match etj.

Lindja e Mesme është në një gjendje gjithnjë të rëndësishme të ndryshimit, me shumë lumenj të cilën në vazhdimësi kanë ndryshuar kursin e tyre në lumin e dogmave. H.E. Falah Mustafa Bakir, një Ministër i Punëve të Jashtme të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Irak, do të flas në këtë kongres lidhur me qasjen e politikave rajonale ndaj zhvillimeve të fundit në Lindje të Mesme. Falah Mustafa Bakir, është Kryetar i parë i Departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG) në Irak, dhe është në krye të politikës së jashtme të rajonit.

Përfundimet e punimeve shkencore të cilat do të diskutohen dhe do të kalojnë nëpërmjet stuhive të ndryshme opinionesh, mendime e idesh profesionistësh si nga politikanë, ministra të çështjeve të lindjes së mesme, shkrimtar, njohës të historisë e gazetarë do të botohen në një përmbledhje zyrtare të Kongresit Botëror të Shkencave Politike me seli në Londër pas përfundimit të Kongresit.


Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY