Grupet e krimit nga Kosova të punësuar të nxisin konfliktin në Maqedoni?

Një konflikt i armatosur shpërtheu në mëngjesin e së shtunë në periferi të qytetit të Kumanovës i populluar me shumicë etnike shqiptare, këto zhvillime kanë të ngjarë në prag...
Pamje nga Shkupi, kryeqytet i Maqedonisë — ©THEFrontliner

Dy grupet e krimit nga Kosova dyshohet se janë paguar për të ardhur në Maqedoni me qëllim që të nxisin një incident të armatosur në vend, raporton edicioni maqedonas i lajmeve në internet Libertas duke cituar burime të paidentifikuara diplomatike.

Një nga grupet kryesohet nga Mirsad Ndrecaj, i njohur si komandant “NATO” nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe Bek Rizvaj, bashkëpunëtor i ngushtë i një personi me ndikim nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Shkup.

Dyshohet se grupi kaloi disa ditë në Sllupçan, duke u përpjekur për të tërhequr banorët lokalë në anën e tyre. Burimet e Libertas pohojnë se banorët lokalë nuk treguan interes në ofertë.

Nga ana tjetër një dëshmitar i verifikuar i ka treguar THE Frontliner se një grup i shqiptarëve nga Kosova është përpjekur të rekrutoj shqiptarët për të luftuar kundër forcave të rendit në Maqedoni. “…. ata folshin me theks t’Kosovës, jam shumë i sigurt që prej Kosovës janë kanë dikun, edhe thojshin hajde po t’luftojmë kundër shkieve, po na jemi lodh me këto lufta mo, kemi nevojë për punë për me mujt me jetu, ky Gruevski me ata hajnat e Ali Ahmetit na kan rjep qe sa u kry lufta, tash kta po dojn apet luftë me ba, kta s’jane normal” tha dëshmitari i cili refuzoi të identifikohej për publikun.

Grupi i dytë dyshohet se udhëhiqet nga Sabit Gecit nga Drenica e Kosovës, i cili sipas informatave jozyrtare mendohet se është në burg në Prishtinë dhe është njeriu besnik ndaj zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi.

Grupet e Gecit dhe Komandant “NATO” kanë qenë në Kumanovë për disa ditë, ndërsa ata, të cilët urdhëruan veprimet, janë nga Maqedonia, thotë një burim Perëndimor për ‘THE Frontliner.

Diplomatët thonë se para takimit të opozitës, caktuar për 17 maj, Thaçi pritej të vizitonte Shkupin dhe panifikonte të shprehte mbështetje për koalicionin qeverisës VMRO-DMNE dhe BDI.

Sipas burimeve, misioni i Thaçit ishte që të bëjë deklarata për televizionet shqiptare lokale, të cilat janë nën ndikimin e BDI-së, dhe me këtë për të dërguar një mesazh për shqiptarët në vend që të mos bashkohen me protestat e opozitës.

Një mesazh i Thaçit besohet se do të ishte lidhur me idenë se për shqiptarët për të jetuar në një vend dhe jo në tre është ende e vlefshme, kjo do të nxiste shqiptarët t’i bashkoheshin grupeve të armatosura prapa të cilave dyshohet të jetë vetë Thaçi i cili i ka dërguar në Kumanovë për t’i shpëtuar nga humbja e pushtetit koalicionin VMRO-DPMNE-BDI.

Duket se të shtënat në Kumanovë këtë mëngjes kanë vendosur fillimin e realizimit të komplotit të punuar me mercenarë të jashtëm dhe të urdhëruar nga politikanët në Maqedoni. Njerëzit që kanë marrë pjesë në të shtënat dyshohet se kanë të kaluar të bujshme kriminale në Kosovë dhe veprimet e tyre synojnë të arsyetojnë pjesëmarrjen e BDI-së në qeveri.


zv. Kryeministri Hashim Thaçi. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Zuma Press/THE Frontliner)

zv. Kryeministri Hashim Thaçi. (Foto: Vedat Xhymshiti, për Zuma Press/THE Frontliner)

ARGUMENT: Qeveria e Kosovë është duke përjetuar një presion nga Perëndimi që të marrin parasysh zbulimet dhe hetimin e krimeve të luftës, të cilat hetime kërcënojnë ish shokët e armatosur të Hashim Thaçit.

Një grup i posaçëm i Bashkimit Evropian në detyrë ka nxjerrë rezultatet e një hetimi mbi akuzat se ushtria guerrilase e Kosovës është e përfshirë në tregti me organe nga të burgosurit serbë të luftës dhe gjoja se i ka shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit të vitit 1998-99.

Nisja e hetimeve pasoi pas një raporti të vitit 2011 nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili drejtoi gishtin ndaj kryeministrit të atëhershëm Thaçi, duke mos i përjashtuar kështu ish-kryengritësit e tjerë të afërt me Hashim Thaçin. Në kutinë e akuzave përfshihen katër anëtarë të lartë të PDK-së dhe kandidatë në parlamentin e Kosovës, si dhe zëvëndësi i partisë së Thaçit, njëherit Kryeparlamentar Kadri Veseli, i cili jo pak here ka qenë subjekt i diskutimeve për dyshimet e operacioneve të tija sekrete për t’a mbështetur partinë përmes aktiviteteve të jashtëligjshme të krijesës së tij të njohur si SHIK.

“Duket se përpjekja e Perëndimit për t’i gjykuar krimet e UÇK-së e ka nervozuar Thaçin, për pasojë ai po e mbështet një grupacion politik i cili është në favor të interesave Ruse, siç është grupi VMRO-DPMNE” thotë burimi diplomatik Perëndimor për ‘THE Frontliner.

Sipas kabllove diplomatike të rrjedhura nga WikiLeaks dhe dosjeve të Inteligjencës së NATO-s të publikuara në vitin 2011, përhapja gjeografike e bandave kriminale të Kosovës është e vendosur së bashku me lidhjet e supozuara familjare dhe lidhjet e biznesit, duke përfshirë shumicën e anëtarëve të partisë në pushtet PDK nga Hashim Thaçi, si dhe partitë e tjera politike, siç janë ajo e AAK-së nga Ramush Haradinaj dhe ‘Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti, në mesin e disa grupeve të tjera të vogla që veprojnë si mbulesë e klaneve të krimit me urdhër të “KANUNIT“.

Dosjet e NATO-s të botuara në vitin 2011, të cilat ‘çuditërisht’ nuk janë raportuar në shtypin e Kosovës (në atë kohë!), tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe disa prej fuqive të tjera perëndimore që mbështesin qeverinë e Kosovës, kanë pasur njohuri të gjerë (për disa vjet!) të lidhjeve kriminale të ish kreut të kryengritësve dhe njëherit kreut të PDK-së Hashim Thaçi.

Pesëmbëdhjetë vjet që kur Kosova ishte ndarë nga lufta, vendi qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy të tretat e popullsisë nën-25 vjeç janë aktualisht pa punë dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër.

Hashim Thaçi ishte një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori armët në fund të viteve 1990 për t’u çliruar nga sundimi i dhunshëm i Jugosllavisë së atëhershme nën udhëheqjen e njeriut të fuqishëm të Beogradit Slobodan Millosheviç, ky i fundit nuk është dënuar për krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, por gjeti vdekjen e tij gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Hagë.

Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij të ngushtë!), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakra kundër civilëve të pafajshëm në Jugosllavinë e asaj kohe, në vend të gjykimit, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane.

NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.


Macedonia_Maqedoni_Kumanove

©Libertas

Kumanovë, IRJM — Një konflikt i armatosur shpërtheu në mëngjesin e së shtunë në periferi të qytetit të Kumanovës i populluar me shumicë etnike shqiptare, këto zhvillime kanë të ngjarë në prag të një kohe kur Perëndimi ka thelluar shqetësimin mbi stabilitetin në Maqedoni, ku qeveria është në litarë nga akuzat e dokumentuara të opozitës të cilat qeveria i quan si përgjime të paligjshme të bisedave telefonike që opozita i ka bërë ndaj pozitës.

Opozita ka filluar me protesta të vogla, por të përditshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit konservativ Nikolla Gruevski, dhe po kërcënon për të mbledhur mijëra protestues më 17 maj.

Vëzhguesit frikësohen se liderët politik në të dyja anët e etniteteve që e mbajnë pushtetin mund të përpiqen për të ndezur tensionet ndër-etnike si një përpjekje për t’i shpëtuar humbjes së pushtetit.

Rreth 30 për qind e 2 milionë njerëzve në Maqedoni janë shqiptarë etnikë. Luftetaret shqiptar rrokën armët në vitin 2001, duke u përleshur me forcat e sigurisë para se Perëndimi të kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje që ofronte të drejta dhe përfaqësim të shtuar për pakicën shqiptare, duke rezultuar kështu me hyrjen e kryengritësve në politikë.

Por zbatimi i marrëveshjes ka qenë i ngadalshëm dhe tensionet ndonjëherë kanë flakëruar. Shumë njerëz në Maqedoni, pavarësisht nga përkatësia etnike, janë të frustruar me ritmin e akullt të zhvillimit dhe integrimit të vendit në strukturat perëndimore, sidomos me ofertën e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO e cila është bllokuar nga një mosmarrëveshje e gjatë me Greqinë rreth emrit të vendit.


Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY