CIA Publikon Dokumentet e deklasifikuara lidhur me sulmet e 11 shtatorit

»THE Frontliner« aktualisht është duke shqyrtuar dokumentet në detaje. CIA i përshkruan ato si "një verzion i redaktuar i Zyrës Amerikane të Inteligjencës së vitit 2005 të Inspektoratit të...

Raporti i CIA-s thotë se nuk ka prova që Arabia Saudite ka ‘Përkrahur me Dëshirë” aktivitetet e ‘Al-Kaeda-s’ që çuan deri në sulmin e 9/11.

Shërbimi Inteligjent Amerikan, CIA ka lëshuar versionet e deklasifikuara të pesë dokumenteve të brendshme që kanë të bëjnë me sulmet terroriste të 11 shtatorit, sipas një njoftimi për shtyp të dërguar për gazetarët të premten në mesnatë. Dokumentet janë përshkruar si “të lidhura me punën e Agjencisë të cilat çojnë deri te sulmet.”

Dokumentet nuk sqarojnë pse Arabia Saudite i kishte bllokuar hetuesit amerikan për të biseduar me të afërmit e pesëmbëdhjetë rrëmbyesve që banonin dhe vepronin me çështjet e tyre të biznesit në Shtetet e Bashkuara, në tokën amerikane. Pse Arabia Saudite nuk ishte e gatshme për t’i ngrirë pasuritë e rrëmbyesve, a mos ishin ato pasuritë e autoritetit saudit?

Lirimi i këtyre dokumenteve për medie vjen pak para fundjavës, një kohë kur shumë organizata të medieve kanë tendencë për të “pushuar” lajmin në një përpjekje për të minimizuar angazhimin e stafit.

»THE Frontliner« aktualisht është duke shqyrtuar dokumentet në detaje. CIA i përshkruan ato si “një verzion i redaktuar i Zyrës Amerikane të Inteligjencës së vitit 2005 të Inspektoratit të Përgjithshëm [OIG – Office of Inspector General] Raporti mbi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës lidhur me të gjeturat dhe konkluzionet e Raportit të Hetimit të Përbashkët në aktivitetet e Komunitetit të Inteligjencës para dhe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.”

Përmbledhja ekzekutive e raportit ‘OIG’ u lirua për publikun në vitin 2007, dhe CIA thotë se këtë raport e lëshoi të plotë në një përgjigje në bazë të kërkesave sipas aktit të lirisë së Informacionit. Në raport mes tjerash thuhet se dokumenti 500-faqe iu nënshtrua “një rishikimi të gjerë … në mënyrë që për publikun të jepet informacion që nuk është më i nevojshëm që të mbrohet në interes të sigurisë kombëtare.”

Dokumente të tjera të përfshira janë edhe dy deklarata të brendshme nga ish drejtori i CIA-s Xhorxh Tenet në shkurt të vitit 2005 dhe qershor 2005 që janë lëshuar si draft përgjigje të raportit të ‘OIG-së në vitin 2005.

Dy dokumentet e tjera që janë bërë më parë publike gjithashtu janë ri-lëshuar me më pak redaktime “në kohën e deklasifikimit të fundit të informacionit mbi operacionet e CIA-s kundër terrorizmit.”

“Ngjarjet e 9/11 do të jenë një pikë e dobët përgjithmonë në kujtimet e të gjithë amerikanëve, të cilat japin dëshmi për tragjedinë e vetme më të madhe që ndodhi në atdheun tonë në historinë e kohëve të fundit,” thotë deklarata për shtyp e CIA-s.

“Dokumentet e publikuara sot pasqyrojnë pikëpamje të ndryshme të formuara rreth një dekade më parë në kuadër të CIA-s në lidhje me punën e Agjencisë para 9/11.” përfundon deklarata.

Verzionet PDF të dokumenteve mund të gjenden në dhomën e leximit të CIA-s nëpërmjet internetit.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY