Serbia sheh të hapur rrugën e saj drejt BE-së Pas Marrëveshjes me Kosovën

Politikanët Kosovar, asnjëhere nuk kanë dhënë llogari para qytetarëve lidhur me marrëveshjet e arritura me Beogradin zyrtar, derisa fuqia e serbisë vazhdon e rritet në Kosovë....
Në foto nga e majta duket delegacioni i Serbisë i kryesuar nga Kryeministri Vuqiç, nga e djathta duket delegacion i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Mustafa. Në mes të fotografisë duket kryeshefja e politikës së jashtme të BE-së F. Mogherini. Të dy Krerët e delegacioneve duken të shoqëruar nga ministrat e punëve të jashtme Ivica Daqiç (i pari nga e majta) dhe ministri Hashim Thaçi (i pari nga e djathta). Të dy ministrat janë ish-Kryeministra të vendeve përkatëse të cilët kanë nënshkruar marrëveshjet paraprake. (Foto © Twitter)

Serbia ka zgjidhur shumicën e mosmarrëveshjeve të saj me Kosovën në bisedimet e ndërmjetësuara nga blloku i Bashkimi Evropian dhe deri më tani ka nënshkruar katër marrëveshje. Shefja e Politikës së Jashtme Federica Mogherini i ka përshkruar si “historike”.

Marrëveshjet e sotme lejojnë komunat e populluara me shumicë serbe në Kosovë për të drejtuar disa nga çështjet e tyre, të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe zhvillim ekonomik me mbështetje financiare të Serbisë, kryeministri Aleksandar Vuçiq i kishte thënë gjatë ditës transmetuesit shtetëror RTS në Bruksel pas bisedimeve.

Një shërbyes serb i telekomunikacionit dhe kompania energjetike shtetërore e njohur si ‘Elektroprivreda Srbije’ do të formojnë njësi për të vepruar në Kosovë, i cili do të merr një kod të ri telefonik ndërkombëtar për t’i shërbyer Kosovës.

“Nuk ka më pengesa për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE-në”, tha Vuçiç. “Rruga jonë evropiane është e hapur.”

Serbia kërkon që të ndjek shoqërinë e ish-republikave jugosllave Slloveninë dhe Kroacinë në bllokun më të madh të botës tregtare dhe shpreson për të fituar hyrjen deri në fund të kësaj dekade. Përmirësimi i lidhjeve me ish krahinën është një kusht i BE-së për Serbinë, e cila refuzon të njohë shkëputjen e Kosovës e cila kishte deklaruar një pavarësi në vitin 2008, por pa e ratifikuar atë në parlamentin e vendit.

“Në një farë mënyre, kjo është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, njoftoi televizioni B92, duke cituar ministrin e jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi. “Serbia nënshkroi dokumentet nën presion nga bashkësia ndërkombëtare,” citohet të ketë thënë ai.

Mirëpo pavarësisht deklaratave të tij, Kosova vazhdon të mbetet pjesë territoriale e Serbise, me ç’rast me marrëveshjet në Bruksel, Serbia vazhdimisht po ri-kthehet në kuptimin përmbajtësor në Kosovë.

“Rezultati i sotëm paraqet arritjet si pikë referimi në procesin e normalizimit” mes ish-armiqve “dhe në të njëjtën kohë mundëson të dy palëve për të përparuar në rrugën e tyre evropiane”, tha Mogherini në një deklaratë në faqen e internetit të BE-së. “BE-ja do të mbështesë aktivisht zbatimin e plotë të këtij rezultati.

Negociatorët nuk arritën të bien dakord mbi shpërndarjen e energjisë në Kosovë, mes pretendimeve për pronësinë e rrjetit kontradiktor, tha Vuçiç. Dokumenti për energjinë është nënshkruar me “Shfajësimet” nga të dyja anët, duke e lënë çështjen ende për t’u zgjidhur, tha ai.


Policia hungareze duke ruajtur refugjatët nga Kosova pasi ata në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin afër fshatit Asotthalom. (Laszlo Balogh / Reuters)

Policia hungareze duke ruajtur refugjatët nga Kosova pasi ata në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin afër fshatit Asotthalom. (Laszlo Balogh / Reuters)

HISTORIKU — Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Deklarata e saj është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të BE-së. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për 17 shkurtin e vitit 2008, saktëson se grupet politike në vend, kanë shpallur një deklaratë e cila nuk aspiron të fuqizohet ndonjëhere në kuptimin legjislativ, gjë që duket se nuk i ka prishur punë Serbisë.

Paqeruajtësit e NATO-s janë në Kosovë që nga viti 1999, dhe kanë dështuar për të ushtruar mandatin e tyre të plotë, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe paqësor për të gjithë, sidomos në bregun verior të vendit që është zhytur në dhunë dhe veprime të jashtëligjshme nga grupet e armatosura separatiste pro-Serbisë.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) vepron si pasaardhësi (në hije) i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nën mandatin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, e cila garanton integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën. Misioni Evropian EULEX, nga një mision për sundim të ligjit dokumentueshëm dyshohet të jetë kthyer në një mision për sundim dhe zgjerim të rrejtit të krimit të organizuar. Misioni Evropian në përpjekje të dështuar për të ushtruar detyrimet e tyre ligjore, ka dëshmuar se preferon drejtësinë selektive në varësi të orientimeve politike e partiake apo edhe të grupimeve të krimit të organizuar financiar.

Sipas kabllove diplomatike të rrjedhura nga WikiLeaks dhe dosjeve të Inteligjencës së NATO-s të rrjedhura në vitin 2011, përhapja gjeografike e bandave kriminale të Kosovës është e vendosur së bashku me lidhjet e supozuara familjare dhe lidhjet e biznesit, duke përfshirë shumicën e anëtarëve të PDK-së, dhe shokët e ish kreut të kryengritësve Hashim Thaçi tani Ministër i Jashtëm, LDK-së nga Isa Mustafa, AAK-së nga Ramush Haradinaj dhe ‘Vetëvendosje e kryesuar nga Albin Kurti, në mesin e disa grupeve të tjera të vogla që veprojnë si mbulesë e klaneve të krimit me urdhër të “KANUNIT“.

Këtë vit Kosova ka shënuar përvjetorin e saj të gjashtëmbëdhjetë pas konfliktit ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe forcave Jugosllave të Serbisë nën udhëheqjen e Millosheviqit; ky i fundit i kishte shpëtuar dënimit për krime kundër njerëzimit në Gadishullin Ballkanik, duke gjetur vdekjen gjatë procedurës gjyqësore në Hagë. Ndërsa Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet e spastrimit etnik, vrasjeve në masë dhe masakrave në civilët e pafajshëm, të pa armatosur e të pa mbrojtur, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes nëpër tokën evropiane, si dhe marrëveshje përkatëse ndërkombëtare.

Tash e gjashtëmbëdhjet vjet, Kosova qëndron në mesin e vendeve më të varfra të Evropës me politikanët milioner të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy të tretat e popullsisë nën-25 vjeç janë aktualisht pa punë dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër, në mesin e të cilëve mbi 200,000.00 prej të cilëve e kanë braktisur vendin në mënyrë të organizuar për shkak rrethanave të rënda ekonomike, shëndetësore dhe rendit ligjor.

Zgjedhjet e qershorit 2014, për herën e tretë kanë rizgjedhur në pushtet për të vepruar ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili besohet se aspironë për t’u bërë presidenti i vendit. Ministri i Jashtëm Thaçi është identifikuar si “peshku më i madh” në krimin e organizuar në vendin e rrethuar me kodra e male të Gadishullit Ballkanik. Mbi 50% e popullsisë zgjedhore të Kosovës kanë refuzuar në mënyrë të vendosur për të marrë pjesë në proceset zgjedhore në tetë vitet e fundit.

Politikanët Kosovar, asnjëhere nuk kanë dhënë llogari para qytetarëve lidhur me marrëveshjet e arritura me Beogradin zyrtar, derisa fuqia e serbisë vazhdon e rritet në Kosovë.

Qindra të rinjë kosovar marrin pjesë në luftëra të ndryshme në Lindje të Mesme, e gjithë kjo për pasojë të përfshirjes së dyshuar të autoritetit shtetëror për t’i nxitur ata t’i bashkohen rradhëve të grupeve të armatosura shoveniste, të cilët dokumentueshëm janë të përfshirë në krime lufte kundër njerëzimit, rekomandon një hulumtim i THEFrontliner.

Populli i Kosovës, i rrethuar me kodra e male, liria e lëvizjes e të cilëve po mohohet dhe kërcënohet në vazhdimësi nga Bashkimi Evropian si rezultat i një qeverie të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion, është duke përjetuar një situatë ku disa nga krerët partiak e politikë në vend janë duke i avulluar paratë publike.

Gjatë vitit të kaluar, dhjetëra mijëra shqiptarë e kanë braktisur vendin për shkak të kushteve gjithnjë e më të vështira në shtëpinë e tyre, vetëm gjatë dhjetorit besohet që deri në 230.000.00 janë larguar nga Kosova. Shumica prej të cilëve kanë shkuar në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, gjërat kanë marrë aq keq sa Gjermania dhe Austria kanë vendosur agjentë të veçantë të kontrollit kufitar në kufirin serbo-hungarez në mënyrë që të përpiqen për të frenuar rrjedhën, ka mësuar THE Frontliner.

Forcat Jugosllave të Serbisë ishin përfshirë në një konflikt me shqiptarët etnikë gjatë viteve 1998-1999 e cila valë dhune, shkaktoi fillimin e një lufte mes forcave të NATO-s, të cilat i dhanë fund spastrimit etnik dhe vrasjeve masive të civilëve shqiptar pas një fushate ajrore 74 ditore, e cila u shkaktoi disfatë trupave serbe të Jugosllavisë të kontrolluara nga Beogradi zyrtar.

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY