Thellohet Kriza e Refugjatëve në Evropën Lindore

Përderisa hungarezët ndërtojnë gardhe kufitare, shteti më i fuqishëm Evropian Gjermania, ka dështuar të ofroj siguri për emigrantët në territorin e tyre. Një strehë emigrantësh në Gjermani ka qenë...

Skena të dëshpëruara vijnë nga kufiri grek me IRJ të Maqedonisë si forcat e sigurisë i kanë tronditur refugjatët gjatë një përpjekje sporadike për të frenuar rrjedhjen e emigrantëve dhe refugjatëve që shkojnë drejt veriut.

Emigrantët nga Siria, po përpiqen të kalojnë garden gjembor të ndërtuar nga një Hungaria, vend anëtar i Bashkimit European. [Foto: Laszlo Balogh, për REUTERS]

Emigrantët nga Siria, po përpiqen të kalojnë gardhin gjembor të ndërtuar nga Hungaria, një vend anëtar i Bashkimit Evropian. [Foto: Laszlo Balogh, për REUTERS]

Qindra emigrantë, shumë prej tyre refugjatë nga lufta në Siri, arritën të kalonin kufirin. Forcat speciale të policisë hodhën granata tymuese dhe goditën emigrantët me shkopinj, veprim ky që nuk bëri punë për t’i ndaluar ata duke kaluar në IRJ të Maqedonisë.

Shkupi kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të enjten (më 20 gusht) dhe kishte vendosur për të mbyllur kufirin e saj jugor për emigrantët ku rreth 2.000 në ditë rrugëtojnë drejt Serbisë për t’u afruar zonës pa kufij të Hungarisë, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian.

Emigrantët nga Siria, po përpiqen të kalojnë gardhin gjembor të ndërtuar nga Hungaria, një vend anëtar i Bashkimit European. [Foto: Laszlo Balogh, për REUTERS]

Emigrantët nga Siria, po përpiqen të kalojnë gardhin gjembor të ndërtuar nga Hungaria, një vend anëtar i Bashkimit European. [Foto: Laszlo Balogh, për REUTERS]

Agron Beqiri, një reporter i pavarur nga Prishtina, i cili po e përcjell situatën nga afër për REUTERS i ka treguar ‘THE Frontliner se rreth 1000 emigrantë kanë hyrë në territorin e Serbisë jugore gjatë ditës së sotme.

“Ata vinin nga zona kufitare e Kumanovës, kryesisht refugjatë të luftës së Sirisë, Kurdistanit, Irakut dhe Pakistanit,” tregoi ai.

Duke shtuar se situata më e dhimbshme ishte kur dy prindër i kishin rrëfyer atij se foshnja e tyre sa nuk kishte vdekur gjatë një goditje me garanata tymi nga forcat e rendit të IRJ Maqedonisë.

Agjencia e OKB-së për refugjatë ka bërë thirrje vendeve evropiane për të dalë me një strategji të koordinuar për trajtimin e krizës së emigrantëve para se ajo të përkeqësohet. Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se vendet e tjera duhet të ndajnë barrën e vendeve të Evropës Lindore, të cilat kryesisht mbajnë barrën e fluksit.

Agjensia e refugjatëve pret deri në 3,000 njerëz për të kaluar Mesdheun në kërkim të jetesës më të mirë, pavarësisht nga masat e vazhdueshme nga ana e qeverive të Maqedonisë dhe asaj hungareze.

Zëdhënësja e UNHCR Melissa Fleming tha: “Ata po vijnë në grupe të mëdha nga 300 deri 400 persona dhe më pas udhëtojnë tutje me tren apo autobus në drejtim të Serbisë. Ne jemi duke parashikuar se ky fluks dhe kjo rrugë do të vazhdojë në normën e deri në 3,000 njerëz. në ditë “.

Gati 300.000 azilkërkues, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, kanë arritur brigjet europiane deri tani këtë vit. Rreth 181.500 njerëz kanë zbarkuar në Greqi derisa 108,000 të tjerë në qytetet e porteve detare italiane.

Duke iu drejtuar një konference për shtyp në Gjenevë, Fleming ka thënë: “Është e domosdoshme që këta njerëz të trajtohen në mënyrë njerëzore, gjithashtu se ndihma e domosdoshme është siguruar, jo vetëm duke iu përgjigjur nevojave të tyre themelore, por duke respektuar edhe dinjitetin e tyre, të drejtat e tyre njerëzore si azilkërkues dhe emigrantë.” shtoi ajo.

“Ndërsa duke i kuptuar shqetësimet ligjore të  vendeve të rajonit të cilat përballen – padyshim ky është një numër i papritur i madh i njerëzve – ne bëjmë apel për qeveritë e përfshira për të zbatuar masat e menaxhimit të kufirit me njerëzimin dhe gjithashtu në përputhje me detyrimet ndërkombëtare” — Melissa Fleming, UNHCR

Komentet nga UNHCR-ja kanë ardhur në kohën kur Hungaria është gjithnjë e më shumë duke u bërë një pengesë për fluksin e refugjatëve derisa ata vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt veriut. Autoritetet thonë se një numër rekord prej 2,093 refugjatë kapërcyen kufirin pranë qytetit kufitar serbo-hungarez të Röszke duke e bërë atë numrin më të lartë deri më sot. Shifra ka ardhur disa ditë para se Hungaria anëtare e Bashkimit Evropian, është duke përfunduar ndërtimin e një gardhi kufitar, i cili ka për qëllim parandalimin e shtegtimit të emigrantëve të cilët në kërkim të një jete pa luftë kërkojnë siguri në vendet e Bashkimit Evropian, të clat janë të përfshira në krijimin e situatave konfliktuoze sidomos në Lindjen e Mesme.

Një Polic ( i dyti majtas) heton shkakun e një zjarri në hyrje të një gjimnazi të djegur ku ishte planifikuar vendosja e azilkërkuesve në Nauen të Gjermanisë (REUTERS / Axel Schmidt)

Një Polic ( i dyti majtas) heton shkakun e një zjarri në hyrje të një gjimnazi të djegur ku ishte planifikuar vendosja e azilkërkuesve në Nauen të Gjermanisë (REUTERS / Axel Schmidt)

Përderisa hungarezët ndërtojnë gardhe kufitare, shteti më i fuqishëm Evropian Gjermania, ka dështuar të ofroj siguri për emigrantët në territorin e tyre. Një strehë emigrantësh në Gjermani ka qenë në shënjestër nga zjarrvënës të dyshuar, vetëm pak ditë pas trazirave anti-emigrante në Heidenau të cilat u  dënuan nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Mbi 200 sulme janë shënuar nga autoritetet e rendit, të  cilët thonë se sulmet kanë pasur për cak qendrat e refugjatëve në Gjermani vetëm gjatë këtij viti.

Ky incident i fundit ndodhi 10 milje në perëndim të Berlinit në qytetin Nauen, ku një sallë sportive shkollore ishte duke u konvertuar për të strehuar 130 refugjatë para se ata të dërgoheshin në një strehim të përhershëm. Askush nuk u lëndua në këtë sulm.

Policia në Potsdam tha se nga mënyra se si u përhap zjarri ata besojnë se ishte planifikuar. Një hetim do të mbahet lidhur me këtë incident.

Kancelarja Merkel, e cila pritet që sot të vizitojë Heidenau [të mërkurën më 26 gusht ] i quajti trazirat “tronditëse” dhe “të turpshme”.

Gjermania është objektiv për një përqindje të lartë të qindra e mijëra njerëzve që u përpoqën për të arritur në tokën Evropiane në atë që është quajtur kriza më e rëndë e emigrantëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këtë vit Gjermania është e gatshme për të proceduar me mbi 800,000 aplikime për azil.



[ Vedat Xhymshiti nga Londra dhe Agron Beqiri nga pikat kufitare të Serbisë dhe IRJ Maqedonisë, kanë kontribuar për këtë tregim » THEFrontliner.net ]

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY