Kërkesa e gazetarit Xhymshiti për llogaridhënie afër realitetit!

Vendimi për shqiptimin e 120 ditë burg ndaj policit Faruk Ibrahimi, nga gjykata në Kamenicë nuk ka reflektuar as peshën e veprës penale, as shkeljen e të drejtave njerëzore...

Gazetari i pavarur dhe fotografi dokumentar Vedat Xhymshiti, nuk është në Kosovë, por një padi gjyqësore të cilën ai e kishte deponuar tre vite më parë, ka filluar të kumboj në dhomën e gjykatës komunale të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë.

Të Hënën më 7 shtator, është mbajtur seanca e tretë gjyqësore, qëkur e para kishte nisur në marsin e këtij viti, tre vite pas deponimit të padisë nga ana e tij më 14 maj 2012, ku pas dy ditëve duhej të largohej nga vendi për arsye të sigurisë, siç potencon edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore, i publikuar në vitin 2012.

Fotoreporteri Vedat Xhymshiti, pak momente pas goditjes nga polici Faruk Ibrahimi, i identifikuar si polici fajtor për sulmin ndaj gazetarit Vedat Xhymshiti. (Foto: Shaban Halimi)

Fotoreporteri Vedat Xhymshiti, pak momente pas goditjes nga polici Faruk Ibrahimi, i identifikuar si polici fajtor për sulmin ndaj gazetarit Vedat Xhymshiti. (Foto: Shaban Halimi)

Duke kërkuar përgjegjësi nga Republika e Kosovës dhe Ministria e Brendshme, të cilat sipas Kushtetutës së vendit duhet të mbahen përgjegjëse për dështimin e ofrimit të një ambienti të sigurtë për veprimtari ligjore dhe civile të qytetarëve të vendit, respektivisht të personelit mediatik në vend, gazetari Xhymshiti kishte deponuar padinë vetëm katër muaj pas sulmit të 14 janarit 2012.

Të Hënën shtypi në Kosovë kishte raportuar lidhur me seancën e tretë të mbajtur në Prishtinë.

“Shpejt pritet të merret vendimi nëse shteti ka shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë për fotoreporterin Vedat Xhymshiti. Ai, së bashku me kampanjën “Drejtësia dhe Qytetarët,” ka bërë padi civile ndaj Republikës së Kosovës dhe Policisë, si shkelëse të të drejtave të gazetarit,raporton KTV.

“Përmes kësaj padie, është kërkuar që të konstatohet nëse janë shkelur një mori të drejtash individuale të njeriut të garantuara me Kushtetutë, si dhe të bëhet kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga kjo shkelje” shkruan e përditshmjaBota Sot’.

“Xhymshiti ka paditur për kompensim dëmi Ministrinë e Punëve të Brendshme, qeverinë dhe Republikën e Kosovës, ndërsa sot në Gjykatën Themelore në Prtishtinë u mbajt seanca e këtij rasti,” raporton ndër të tjera portaliKallxo.com’.

Përveq raportit lidhur me seancën, për dallim nga mediet e tjera, gazetarja e KTV-së Arta Avdiu, ka paraqitur edhe shembuj të tjerë të kërcënimit të personelit mediatik gjatë detyrës së tyre zyrtare në Kosovë, ajo vizualisht ofron dëshmi të pakontestueshme se edukata komunikuese e personelit të sigurisë (respektivisht policisë) në vend, lë shumë për të dëshiruar.

Pas seancës, Artan Çerkini, avokati i Vedat Xhymshitit e komentoi rrjedhën e saj, duke thënë:

“Shpresojmë se me anë të këtij rasti do të krijohet një praktikë gjyqësore në Kosovë sipas të cilës përveç kompenzimit të rregullt material dhe jomaterial, gjykatat do të mbajnë qëndrim se do të kompensohet edhe dëmi që është pasojë e shkeljes së të drejtave të garantuara me kushtetutë,” tha Çerkini.

Zhvillimi i procedurës gjyqësore sipas Çerkinit do të edukojë edhe punonjësit e organeve shtetërore, duke shtuar:

“Me anë të këtij rasti besoj edhe organet shtetërore, përkatësisht punëtoret e organeve shtetërore do të vetëdijesohen edhe do ta kuptojnë se veprimet e tyre mund t’i kushtojnë buxhetit të shtetit,” ka përfunduar avokati Çerkini, duke bërë me dije se padinë e ka ngritur duke u bazuar në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Faruk Ibrahimi, fajësia e të cilit është konfirmuar më 1 dhjetor 2014, nga ana e një gjykate lokale në lindje të Kosovës por kundër të cilës Xhymshiti kishte apeluar pasi nuk ishte ndarë i kënaqur me një aktgjykim i cili kërkonte që polici F. Ibrahimi të vuante 120 ditë heqje lirie. Gjykata e Apelit në Prishtinë pritej të mbante një seancë tjetër gjyqësore më 3 mars 2015 në Prishtinë lidhur me apelimin e gazetarit Xhymshiti, por kjo seancë nuk ishte mbajtur dhe gazetari Xhymshiti nuk ishte informuar më lidhur me ecurinë e apelimit të tij.

Lidhur me vendimin e gjykatës në Kamenicë për të ndëshkuar policin me 120-burg, ka komentuar për ‘THEFrontliner.net’ grupi ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore me seli në Londër “Amnesty International”.

Amnesty International

Amnesty International

“Amnesty International, beson se akuzat kundër të pandehurit ishin të papërshtatshme, në atë vendim, gjykata lokale e Kamenicës, nuk arritën të marrin parasysh standardet ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë edhe parimet themelore të Kombeve të Bashkuara, mbi përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit” thanë ata.

“Akuzat ndaj policit, nuk ishin në përputhje me Ligjin e Kosovës për Policinë, neni 13(3) thotë: “Një polic nuk do të shkaktojë, nxisë, mbështesë ose tolerojë asnjë akt të torturës ose trajtimit çnjerëzor ose degradues, në asnjë rrethanë dhe asnjë urdhër i lëshuar nuk mund të arsyetojë veprimin e tillë,” ka thënë për ‘THEFrontliner.net’ hulumtuesja për të drejtat dhe liritë njerëzore në Gadishullin Ballkanik për Amnesty International, Sian Jones.

Z. Jones ka shprehur shqetësimin e saj të thellë duke thënë: “Standardet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës, do të kishin kërkuar një ndjekje penale sipas nenit 198, të Kodit Penal të Kosovës (Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimit publik), i cili në paragrafin 1, mund të kërkojë: “Nëse një person zyrtar përfshihet në abuzimin e autorizimeve duke keqtrajtuar, frikësuar ose fyer rëndë dinjitetin e personit tjetër dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. Andaj, vendimi për shqiptimin e 120 ditë burg ndaj policit nga gjykata nuk ka reflektuar as peshën e veprës penale, as shkeljen e të drejtave njerëzore të gazetarit Vedat Xhymshiti, as shkeljen e të drejtës së lirisë së shprehjes” përfundoi ajo.

Vedat Xhymshiti, gjatë angazhimit të tij në vatrat e luftës, si reporter.

Vedat Xhymshiti, gjatë angazhimit të tij në vatrat e luftës, si reporter.

Derisa Kushtetuta e Kosovës dhe kuadri ligjor siguron lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, ambienti i mediave në Kosovë vazhdon të ndikohet nga ndërhyrjet politike, korrupsioni dhe presioni financiar. Mungesa konkrete e mbështetjes ndërkombëtare për zbatimin e neneve ligjore në Kosovë pengon përpjekjet për të përmirësuar demokratizimin dhe mbrojtur të drejtat politike, civile përfshirë këtu lirinë e mediave në vend. Forcat ndërkombëtare të sigurisë në vend kanë dështuar të sigurojnë lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët institucional në Kosovë, element ky i cili ndikon dhe ka kontribuar rëndë ‘errësirës’ informative se çfar po ndodh në bregun verior të Kosovës, raporton THEFrontliner.net.

Dhuna ndaj lirisë së medias ishte shpërfaqur herët rreth ‘këmbëve’ të ministrit të jashtëm kosovar Hashim Thaçi, i cili njihet me nofkën e luftës si Gjarpëri. Në qershor të vitit 1997, në një incident që shumë individ në lëvizjen guerile e identifikojnë si një ‘ogurzi’, një gazetar shqiptar kosovar i cili kishte lidhje të ngushta me lëvizjen u gjet i vdekur në banesën e tij në Tiranë, “fytyra e tij ishte shëmtuar nga therjet e përsëritura me një kaçavidë dhe në fund të prapanicës i ishte vënë një shishe e thyer” raporton The New York Times.

Reporteri Ali Uka, ishte përkrahës i lëvizjes kryengritëse, por ai ishte gjithashtu mjaftueshëm i pavarur sa për të kritikuar kryengritjen. Në kohën e vdekjes së tij, ai po bashkëjetonte në një apartament me Hashim Thaçin.

Në Kosovën e pasluftës janë likuiduar rreth tetë gazetar, në mesin e të cilëve 3 të huaj, dy gjerman dhe një serb. Katër vite pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë një gazetar i pavarur ishte përballur me një vrasje në tentativë.

Mënyrat dhe format e presionit ndaj lirisë së medias nuk kanë të ndalur, ato sa vijnë e shtohen derisa asociacioni kombëtar i gazetarëve në Prishtinë është tejet i dobët për shkak të mungesës së gatishmërisë për të vepruar në mbrojtje të lirisë së shtypit, për çfar gazetari Vedat Xhymshiti, kishte vendosur ta bëjë tërheqjen e rreshtimit të tij si anëtar i asociacionit, pasi ata nuk kishin shprehur asnjë shqetësim lidhur me të gjitha rastet e raportuara nga ai, siç precizon vetë Xhymshiti në një deklaratë të hapur në faqen e tij në Facebook.

Dikur Kosova renditej e 80-ta nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij, por kriza e lirisë së shtypit është thelluar në vazhdimësi duke e rrshtuar vendin nga viti-në-vit për ta sjellur atë shtatë vende më poshtë, e 87-ta për këtë vit, si pasojë e vazhdimësisë së shkeljeve fundamentale të lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë, të cilat janë të garantuara në mënyrë të shkruar me Kushtetutë Neni 40 i saj.


Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY