Politika e sëmurë e Perëndimit dhe nënshtrimi ndaj Saudëve

Dështimi i Evropës për të trajtuar krizën me refugjatë, emigrantë e migrantë është rezultat i politikës së jashtme amerikane, ashtu si politikës së jashtme sovjetike dhe ruse në vende si Afganistani dhe ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore.

Shtetet e Bashkuara me Arabinë Saudite [në hije] janë të njohura mirë si eksportuesit kryesor të terrorizmit në botë, dhe vjen me befasi kur ata me injorancë i qasen numrit tronditës të refugjatëve dhe emigrantëve të cilët ikin nga vendet që janë shkatërruar për pasojë të ndërhyrjes së ShBA-ve, të cilët duke u përpjekur për të imponuar standardet e tyre në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe duke dështuar për të kuptuar kulturën dhe traditat e tyre, administrata në Uashington tani tallet me botën duke ofruar për të marrë vetëm 10.000 refugjatë sirianë.

Dështimi i Evropës për të trajtuar krizën me refugjatë, emigrantë e migrantë është rezultat i politikës së jashtme amerikane, ashtu si politikës së jashtme sovjetike dhe ruse në vende si Afganistani dhe ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore.

E vërteta është se, elefanti në dhomë është Arabia Saudite, NATO, Evropa dhe vetë SHBA-të, por askush nuk dëshiron të flasë për këtë.

Evropa bashkohet mjaft mirë në formulimin e zgjidhjeve të padobishme për problemin, për shembull pajtimi i BE-së për të bombarduar anijet e refugjatëve, apo edhe për të vrarë udhëheqës të vendeve të cilët nuk pajtohen me politikën e tyre shtypëse dhe pushtuese. Ata janë thjesht të paaftë të pranojnë përgjegjesitë dhe përpiqen të merren me simptomë në vend të heqjes dorë nga luftërat njëherë dhe përgjithmonë, dhe për t’i lënë SHBA-të dhe Sauditët të izoluar si të gjitha vendet Latine të cilat e kanë bërë këtë veprim dekada më parë ndaj SHBA-së, si dhe vendet e Lindjes së Mesme ndaj Arabisë Saudite.

Në këtë muaj aleati më i mirë i ShBA-së Arabia Saudite, që ndryshe është e identifikuar qartë si një nga diktaturat më shtypëse në botë, kishin ofruar një “shaka të sëmurë” për ndërtimin e 200 xhamive për refugjatët në Gjermani, shumë prej të cilëve janë myslimanë.

Mbreti saudit Salaman, nuk ofroi para për nevojat bazike ose ato të zhvendosjes për refugjatët, por para për xhamitë. Shumë xhami të ndërtuara nga sauditët janë gjetur të përfshira në aktivitete kriminale, të tilla si tru-shperlarje masive dhe krijim të formacioneve ushtarake për të vrarë e prerë njerëz të pambrojtur dhe të paarmatosur. Këto xhami ndryshe do të mund të quheshin si kuajt Trojan të kryqëzatës së fshehtë saudite. Disa shkolla islamike janë edhe vendet e shpërndarjes së vehabizmit, tani një markë globale. Kjo veprimtari i vënë në dyshim zemrat dhe mendjet e vogla duke i kthyer kështu myslimanët kundër muslimanit, dhe duke minuar në vazhdimësi modernistët.

I ndjeri Laurent Murawiec, një neokonzervativ francez, në vitin 2002 shkruan: “Sauditët janë aktiv në çdo nivel të zinxhirit të terrorit, nga planifikuesit e financuesit, nga kuadro për këmbësorë dhe nga ideologët në udhëheqës.” Politikat e Murawiecit ishin urryese, por vëzhgimet e tij ishin të drejta. Mos harroni se shumica e vrasësve të ngjarjeve të 11 shtatorit [9/11] ishin nga Arabia Saudite; dhe po kështu ishte edhe hierarkia al-Kaedës.

Në atë që duket një haraç për politikën e jashtme të SHBA-ve, Arabia Saudite dhe pesë shtete të tjera të Gjirit, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani dhe Bahreini kanë ofruar zero vende për të zhvendosurit.

»Ne të gjithë jemi të rrezikuar nga kjo çmenduri e pashembullt saudite« Vedat Xhymshiti, gazetar i pavarur

»Ne të gjithë jemi të rrezikuar nga kjo çmenduri e pashembullt saudite« Vedat Xhymshiti, gazetar i pavarur

I KUJT ËSHTË KY FAJ? — Cilado qoftë partia juaj politike, ne të gjithë duhet të jemi të ndershëm kur përpiqemi për të kuptuar rrënjët e problemit.

Popullsia siriane është zhvendosur, duke u përpjekur për të qëndruar jashtë nga rruga e luftës midis ISIS, dhe pinjollëve të ndryshëm të Al-Kaedës, milicive, si dhe ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad.

Siria ishte një vend i gjallë prej 17 milionëve, por sot vendi është shkatërruar plotësisht nga lufta civile që shpërtheu pas luftës së Shteteve të Bashkuara në Irak (2003-2010), lufta Shteteve të Bashkuara në Afganistan (2003-vazhdon..), revolucioni në Egjipt dhe ndërhyrja e armatosur e Evropës në Libi pas Rrëzimit dhe vrasjes së Gadafit.

Më shumë se 250.000 tanimë janë të vdekur si rezultat i kësaj lufte. Më shumë se 4 milion refugjatë kanë ikur nga vendi.

Ndërkohë që disa injorantë evropian përpiqen të lansojnë fushatë anti-refugjatë, duke u ankuar se ata po ua sjellin rrezikun në pragun e derës, duke harruar se po këta injorantë ishin ata që me taksat e tyre dhe duke mos kërkuar llogaridhënie nga manjatët e luftës janë arsyeja pse refugjatët sot trokasin në dyert tona, sa andej tokës e këtej detit. Nëse i gjithë ky pasion kundër refugjatëve dhe emigrantëve ishte vënë në drejtim kundër qeverive dhe politikave të tyre të jashtme terroriste … e sidomos asaj saudite dhe aleatëve të saj Perëndimor, gjërat sot do të zhvilloheshin normalisht.

Refugjatët nuk janë problemi. Çdo njeri duhet të lejohet që të ketë një jetë të mirë. Ka komunitete të vogla të përhapur nëpër mbarë botën ku njerëzit jetojnë në paqe me të gjithë. Por, kur është fjala për vendet tona, frika dominon agjendën dhe propagandën e qeverive perëndimore.

Nëse Franca, Britania e Madhe, SHBA dhe kështu me radhë nuk duan të kënë problem, ata kurrë nuk duhej të kishin pushtuar dhe shkatërruar Irakun e Afganistanin pas sulmeve të 11 shtatorit, deri tek ndërhyrja në Libi, mbështetja e diktatorëve në Egjipt dhe nxitjen e një kryengritje të armatosur në Siri.

Pse nuk u sulmua Arabia Saudite?; Pse askush nuk kujdeset për Sirinë?

Pra, çfarë është duke bërë Perëndimi ynë për të ndaluar dorën e padukshme të djallit saudit? Hiç asgjë. Familja mbretërore, qeveritë e njëpasnjëshme, parlamentarë, një numër i mirë i institucioneve dhe njerëzve me ndikim kolektivisht thithin para nga klani saudit në pushtet. Unë nuk kam parë ndonjë hetim të mprehtë televiziv apo mediatik të këtij regjimi. Ne e dimë që nuk është aspak i mirë, por dëshmitë nuk mund të mbyllen, ato janë aty, këtu dhe kudo.

Dhe sikur për t’u mos mjaftuar e gjithë kjo, Arabia Saudite, është zgjedhur për të kryesuar një panel të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Por, Ali Mohammed al-Nimr, është një i arrestuar kur ai ishte 17 vjeç pas marrjes pjesë në një protestë anti-qeveritare në Arabinë Saudite. Pas humbjes së apelit të tij të fundit, pritet që sot atij t’i pritet koka dhe të kryqëzohet. Raif Badawi; është një tjetër bloger liberal nga Arabia, ai u dënua me 10 vjet burg dhe 1,000 goditje në trup në vitin 2014.

Asnjë zyrtar i shquar amerikan nuk ka folur kundër dënimit të qeverisë saudite lidhur me ekzekutimin e Al-Nimr. Kur gazetarët pyetën Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ishte ndaluar dhe menduar, për rastin e al-Nimr, por kishte pohuar se ai nuk kishte “dijeni për gjyqin saudit”, pavarësisht zëmërimit ndërkombëtar lidhur me këtë.

Kur u pyetën në lidhje me emërimin e diskutueshëm të Arabisë Saudite për të kryesuar një pozitë kyçe të panelit të OKB-së të drejtave të njeriut, zëdhënësi amerikan u përgjigj: “Ne do ta mirëpresim atë. Ne jemi aleatë të ngushtë.”

Saudët kanë ekzekutuar mbi 150 persona duke ua prerë kokën vetëm për nëntë muaj të këtij viti. Ky është një fakt që sëmundja patologjike e ekzekutimit me prerje kokash po rritet me nxitim. Formacioni terrorist ISIS nuk e ka zbuluar rrotën me prerje kokash, këtë e kanë mësim nga vetë saudët të cilët dokumentueshëm dyshohen të përfshirë në mbështetje të operacioneve terroriste. Ne të gjithë jemi të rrezikuar nga kjo çmenduri e pashembullt. Vitin që shkoi 83 qytetarëve saudit u janë prerë kokat dhe janë kryqëzuar. Kryqëzimi i të ekzekutuarve është qartësisht një shprehje simbolike e urrejtjes ndaj fesë tjetër.

Amnesty International ka thënë se »Gjykimet në rastet e dënimit me vdekje janë të mbajtura shpesh në fshehtësi. Të pandehurit rrallë herë janë të lejuar të përfaqësohen zyrtarisht nga avokatët. Ata dënohen vetëm në bazë të ‘rrëfimeve’ të marra nën presion të detyruar.

Disa shkrimtarë janë përpjekur për të thyer këtë komplot dhe këtë servilizëm Perëndimor ndaj sauditëve. Libri i Craig Unger, “Shtëpia e Bush, Shtëpia e Saudit” u botua në vitin 2004. Ky libër tregon qartë se Arabia Saudite kishte themeluar përtej dyshimit të arsyeshëm qendrën nervore të terrorizmit ndërkombëtar në ShBA. Dhe se familja Bush ishte tepër e afërt me regjimin, siç edhe kam shkruar në një artikull të mëparshëm. Shumë prej nesh besojnë se argumentet ishin edhe më shpërthyese se ato nga gazetarët Carl Bernstein dhe Bob Woodward, i cili kishte ekspozuar gënjeshtrat e thëna nga Richard Nixon.

Liderët tanë nuk do të përballen me Arabinë Saudite, burimin e ndërrimit të pikëpamjeve islamike dhe duke shpërndarë kështu një kulturë të sëmurë patologjike gjakpirëse. Liderët tanë nuk do t’i kundërshtojnë sauditët për shkak të naftës dhe fitimet e bëra nga shitja e armëve. Frikacakët politike dhe profiterët imoral janë tradhtarë, janë kërcënimi i vërtetë për sigurinë e mbarë njerëzimit, patriotizmit dhe kohezionit. Si do t’i përgjigjen këtyre akuzave këta pinjollë të sauditëve?

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY