Çfarë po ndodh në Turqi?

Grushteti në Turqi, ishte pothuajse identik me atë të vitit 2013 në Egjipt, i cili ishte mbështetur nga presidenti Obama.
Ushtarët turq qëndrojnë roje në sheshin Taksim në Stamboll, Turqi, 16 korrik 2016. [Foto: Sedat Suna / EPA]

Mbi 2,800 të arrestuar, 265 të vrarë dhe 1,440 mbetën të plagosur në përpjekjen e grushtit ushtarak ndaj shtetit turk gjatë natës së mbrëmshme. Kryeministri turk tha se 2,839 ushtarë dhe zyrtarë të përfshirë në një përpjekje për grusht shteti brenda natës janë arrestuar. Të paktën 265 persona janë vrarë, përfshirë 104 pjesëmarrës pro-grushtit të shtetit, ndërsa 1,440 të tjerë u plagosën në veprimet ushtarake në Stamboll dhe Ankara, raportojnë mediet e huaja dhe vendore.

Një deklaratë e lexuar në TV-në kombëtare tha se “Këshilli i Paqes”, tani udhëheq vendin dhe se ka pasur një shtetrrethim duke e vënë në zbatim ligjin ushtarak në Turqi. Është e paqartë se cili është grupi apo niveli i mbështetjes që ata mund të kenë fituar. Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se ai do të kapërcejë atë që e quajti një rebelim nga një pakicë.

A mund të jetë i përfshirë Perëndimi? — Perëndimorët kanë pasur qasje të vazhdueshme prapa dyerve të ushtrive të ndryshme në Euro-Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në rast të dështimit të rrëzimit të udhëheqësve politikë nëpërmjet trazirave sociale, ‘Perandoria Perëndimore’ është përpjekur t’i përdor puçet ushtarake, të themelojë dhe mbështes grupe të armatosura, ose t’i vrasë udhëheqësit politikë, të cilët kanë vënë në pikëpyetje interesat gjeostrategjike të Perëndimit. SHBA është e njohur mirë me veprime të tilla kriminale.

Administrata Amerikane në Uashington, e cila sipas një studimi të universitetit Princeton cilësohet të jetë një Oligarki, ka një trashëgimi të bujshme të përfshirjes së fshehtë në puçe ushtarake [për të mos përmendur një numër të ndërhyrjeve kundër regjimeve armiqësore dhe kryengritjeve të mbështetura dhe të përpjekjeve të dështuara për vrasje, duke përfshirë një plan për të vrarë Fidel Kastron me një puro shpërthyese], veprimtari kjo e cila ka bërë që dora e fshehtë e Shteteve të Bashkuara të identifikohet si një “Lugat” i përshtatshëm dhe lehtë i identifikueshëm për tensionet e sotme politike në botë.

Pse po ndodh tani?

Grushti ndaj shtetit turk po ndodh në kohën kur marëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë po rikthehen, derisa Rusia po përballet me një kërcënim të mundshëm të një përpjekje të dyshuar të agresionit ushtarak nga ana e forcave shumëkombëshe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior [NATO], të cilët duket se janë të interesuar të zgjerohen më tutje në Euro-Azi. Pas Samitit të NATO-s në Varshavë të Polonisë, thuajse të gjitha shtetet anëtare kanë deklaruar se ata janë të lumtur që kanë rënë dakord në parim për të ecur “përpara”. Forcat e Atlantikut nuk kanë ku tjetër për të ecur përpara tani për tani, pos të vazhdojnë në territoret e Rusisë.

Turqia, një vend anëtare e NATO-s ka treguar vazhdimisht përpjekjen e saj për një veprimtari të pavarur politike, që jo pak herë e ka vënë atë në veprime të kundërta me interesat Perëndimore. Një veprimtari e tillë është dëshmuar të jetë e rrezikshme. Vendet si Iraku, Afganistani, Libia, Egjipti, Siria etj .., janë pak nga vendet që ne kemi qenë dëshmitarë për të parë çmimin të cilin një vend mund të ta paguajë për një veprim të tillë. Presidentët e Rusisë dhe Turqisë pritet të zhvillojnë bisedime në të ardhmen e afërt si ato të përpjekjeve për të rindërtuar besimin e ndërsjellë i cili ka qenë i dëmtuar rëndë pas një krize shtatë-mujore në marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka konfirmuar nga ana e tij se takimi i parashikuar me presidentin rus, Vladimir Putin do të mbahet së shpejti. Sipas tij, kjo mund të ndodhë në korrik apo në gusht para takimit të G20. Ky do të jetë takimi i parë në marrëdhëniet dypalëshe pas një krize e cila kishte filluar më 24 Nëntor, 2015, kur Turqia kishte rrëzuar një bombardues Rus ‘Su-24’ për të clin pretendohej se kishte shkelur në hapësirën ajrore turke.

»SHBA-të të pushojnë të qetë derisa zbatojnë politikën e tyre të jashmte me taktikën e lugatit, shkatërro, përqajë e sundo, ata kanë mbështetur projektet e shkatërrimit të cilësisë së brezave në Kosovë.« Vedat Xhymshiti

»Në mënyrë që Oligarkët në SHBA, të pushojnë të qetë derisa zbatojnë politikën e tyre të jashmte me taktikën e lugatit, shkatërro, përqajë e sundo, ata kanë mbështetur projektet e shkatërrimit të cilësisë së brezave në Kosovë.« Vedat Xhymshiti

KOSOVA

SHBA-të janë të njohura mirë me mbështetjen e një administrate politike thellësisht të korruptuar në Kosovë, të cilët kanë shkaktuar shkatërrimin sistematik të kualitetit edukativ e arsimor në vend, kualitetit të jetës, shkatërrimit të ekonomisë, deri tek lehtësimi i rrethanave për rekrutimin e të rinjëve në organizatat terroriste të cilat mbështeten nga vetë SHBA-të për arsyet e njohura dhe të shkruara shumë herë më parë.

Përpjekjet Presidentit Erdoan për tu zgjeruar në Ballkan sidomos në Kosovë dhe Shqipëri duke përdorur fenë si një mjet për të ringjallur perandorinë e tij, kanë ngjallur një ndjenjë kërcënimi ndaj interesave gjeostrategjike të SHBA-së. Prandaj ka shumë gjasa që amerikanët të jenë të përfshirë në mbështetje të grushtit të shtetit ndaj Erdoanit. Megjithatë, gjashtëmbëdhjetë vite pas luftës në Kosovë, SHBA-ja e ka dëshmuar se qëllimshëm ka mbështetur projektet e shkatërrimit të cilësisë së brezave në Kosovë, duke qenë të vetëdijshëm me politikën e tyre të padrejtë, duket se ‘Oligarkët’ në Uashington brezin e arsimuar e shohin si kërcënim kundrejtë interesit të tyre të njëanshëm gjeostrategjik. Praktika e tyre, është dëshmuar që për të mirëmbajtur koloninë ose kontrollin e plotë të një territori me interes, popullata civile aty duhet të varet nga një shoqëri ekonomikisht, intelektualisht e politikisht të varfër. Taktika e lugatit, e cila po kërcënon paqen në botë, shkatërro, përqajë e sundo, është mirë e njohur nga popujt e sunduar sikur ai në Kosovë, që nga ka përjetuar zhvillime të tilla që nga Perandoria Osmane që shkatërronte shkollat, kulturën dhe fenë, deri tek ajo serbe që kërkonte zhdukjen e një etnie, deri tek kjo Perëndimore, që suksesshëm ka shkatërruar kualitetin e asaj që dy Perandoritë e para kishin dështuar ta bëjnë.

SHBA, Prapa Shtatë Grushteteve — Vlen të përmendet se pavarësisht zbehjes së ndikimit të SHBA-së në Kajro, mendimtarët dhe zhvillimet sugjerojnë se edhe Vëllazëria Myslimane dhe qeveria e mbështetur nga ushtria janë të lidhura me veprimet e Shteteve të Bashkuara në Egjipt. Në vazhdim do t’i rikujtoj lexuesit shtatë përfshirjet e famshme të SHBA-ve në puçe të suksesshme ushtarake.

  1. Iran 1935: I njohur në Iran si “28 Mordad coup”, ishte puçi i cili shkaktoi përmbytjen e Kryeministrit të Iranit Mohammad Mosaddegh më 19 gusht 1953, i cili ishte zgjedhur në mënyrë demokratike. Grusht shteti, ishte ideuar nga Shtetet e Bashkuara nën projektin e emërtuar “TPAJAX Project”, i cili qe mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar nën emrin “Operacioni Boot”.
  2. Guatemala 1954: Ndërmjet 18-27 qershorit të vitit 1954, një operacion i fshehtë i kryer nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, rrëzoi presidentin e Guatemalës Jacobo Arbenz, i cili qe zgjedhur në mënyrë demokratike.
  3. Kongo 1960: Patrice Lumumba, kryeministri i parë i Kongos [më vonë Republika Demokratike e Kongos], ishte dëbuar nga forcat e presidentit kongolez Joseph Kasavubu në mes të ndërhyrjes së një operacioni të SHBA-ve i mbështetur nga një formacion ushtarak belg në vend, një përpjekje kjo e dhunshme për të ruajtur interesat e biznesit belg pas dekolonizimit të vendit.
  4. Republika Dominikane 1961: Diktatura brutale e Rafael Trujillo, e cila ishte e përfshirë në spastrimin etnik të mijëra haitianëve në Republikën Domenikane dhe tentim vrasjen e presidentit të Venezuelës, përfundoi kur ai u pritë dhe u vra nga disidentët e armatosur politikë. Edhe pse njeriu i armatosur i cili qëlloi Trujillon pohoi se “Askush nuk më tha të shkoj dhe të vras Trujillon”, ai në fakt e kishte bërë atë me mbështetjen e CIA-s.
  5. Vietnami Jugor 1963: Shtetet e Bashkuara tashmë ishin të përfshirë thellë në Vietnamin e Jugut në vitin 1963, dhe marrëdhëniet e saj me udhëheqësin e vendit, Ngo Dinh Diem po kalonin nëpërmjet një tensioni në rritje. Sipas Letrave të Pentagonit, më 23 gusht 1963, gjeneralët Vietnamezë të Jugut, kishin komplotuar një goditje e cila ishte koordinuar me zyrtarë të SHBA-së në lidhje me planin e tyre. Gjeneralët e kishin vrarë udhëheqësin Diem më 1 nëntor 1963 me mbështetjen e SHBA-së, për të cilin veprim u dokumentua se rreth $40,000 kishin ardhur nga CIA pikërisht për atë operacion.
  6. Brazil 1964: Nga frika se qeveria e presidentit brazilian Joao Goulart “do të bënte Brazilin sikur Kinën e viteve 1960” sipas fjalëve të ambasadorit amerikan Lincoln Gordon, Shtetet e Bashkuara mbështetën një grusht shteti në vitin 1964 të udhëhequr nga Humberto Castello Branco, atëherë shef i shtabit të ushtrisë braziliane. Në ditët e para të grushtit të shtetit, CIA kishte inkurajuar protesta në rrugë kundër qeverisë dhe kishte siguruar karburantin dhe “armët me origjinë jo-amerikane” për ata që mbështesnin ushtrinë.
  7. Chile 1973: Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta donin kandidatin socialist Salvador Allende, i cili në mënyrë demokratike qe zgjedhur president i Kilit për të marrë detyrën në vitin 1970. Presidenti Richard Nixon i kishte thënë CIA-s për të “bërë Ekonominë [kiliane] të bërtas,” dhe kështu agjencia ka punuar me tri grupe kiliane, që secili të përfshihej në komplot për të organizuar një grusht shteti kundër Allendes në vitin 1970. Agjencia shkoi aq larg sa për të siguruar armë, por planet ishin shpërbërë pasi CIA kishte humbur besimin në operatorët e saj. Përpjekjet e SHBA-së për të shkatërruar ekonominë kiliane vazhduan deri në kohën kur gjenerali Augusto Pinochet udhëhoqi një grusht shteti ushtarak kundër Allendes në vitin 1973. Llogaritë zyrtare të CIA-s në raport me marrjen e dhunshme të pushtetit më 11 shtator 1973, vejnë në dukje se agjencia “ishte në dijeni të komplotit ushtarak të grushtit të shtetit, dhe se kishte marrëdhënie të vazhdueshme të mbledhjes së informatave të inteligjencës me disa nga komplotistët. CIA gjithashtu ishte e përfshirë në një propagandë mbështetëse për regjimin e Pinochetit pasi ai kishte marrë pushtetin në vitin 1973, pavarësisht njohurive të tyre lidhur me abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe vrasjen e disidentëve politikë.
»Grushteti i vitit 2016, ishte pothuajse identik me atë kur të vitit 2013 në Egjipt, i cili ishte mbështetur nga presidenti Obama.« THEFrontliner.net

»Grushteti i vitit 2016, ishte pothuajse identik me atë të vitit 2013 në Egjipt, i cili ishte mbështetur nga presidenti Obama.« THEFrontliner.net

Kush është Presidenti Erdoan?

Rexhep Tajip Erdoan, është një islamist politik, i cili ka refuzuar të njoh trashëgiminë laike të Turqisë moderne. Z. Erdoan ka qenë gjithnjë e më autoritarë – dhe duke supozuar se nëse përpjekjet për grusht shteti i shpëtojnë shtypjes nga ai, ato mund të përsëriten edhe më shumë, mënyrë kjo dhe të tjera veprime politike të cilat sugjerojnë se ai është duke u përpjekur për ta kthyer veten në një president të fortë ekzekutiv në vend.

Që në fillim qeveria e zotit Erdoan bashkë me Aleatët Perëndimorë, ka qenë e përfshirë thellësisht në luftën në Siri, duke mbështetur opozitën islamike ndaj Presidentit Asad – por dhuna është përhapur përtej kufirit, duke ndihmuar për të rindezë luftën me PKK-në kurde, e cila gëzon mbështetje nga Uashingtoni zyrtarë – dhe duke e bërë Turqinë në një objektiv për kryengritësit e armatosur të mbështetur nga Perëndimi dhe aleatët e saj Sauditë, të cilët e quajnë veten Shteti Islamik. Turqia është përballur me rritje të trazirave, derisa përpjekjet për ta përmbysur presidentin Erdoan duket se nuk do t’i japin fund qeverisjes së tij.

I menduar si ‘Truri politik’ i Grushtetit, Fetullah Gylen, i cili akuzohet se qëndron prapa përpjekjeve për ta përmbytur epokën udhëheqëse të presidentit Erdoan, gëzon mbështetje nga SHBA-të që nga viti 1999, kur ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se udhëtimin po e bënte për trajtim mjekësor. Arratisja e tij ishte e pritshme, pasi ai ishte në pritje për t’u gjykuar lidhur me dyshimet e përpjekjes së tij për të favorizuar ngritjen e një shteti islamik në Turqi.

Dy politikanët Turq, Presidenti Erdoan [majtas] dhe Fetullah Gylen [djathtas] dikur.

Dy politikanët Turq, Presidenti Erdoan [majtas] dhe Fetullah Gylen [djathtas] dikur.

Kush është Gylen?

Muhammed Fetullah Gylen, është një predikues turk, ish-imam, shkrimtar dhe figurë politike. Ai është themeluesi i lëvizjes Gylen. Ai aktualisht jeton në mërgim në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht nga pretendimet e Gylenit dhe pasuesit e tij “se organizata është jo-politike në natyrën dhe veprimet e saj,” analistët besojnë se një numër arrestimesh të bëra kundër aleatëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan, të cilat ishin të lidhura me korrupsionin në vitin 2013, pasqyruan një luftë në rritje për pushtet politik ndërmjet Gylenit dhe kryemistrit Erdoan në atë kohë. Arrestimet çuan në publikimin e skandalit më të madh të korrupsionit në Turqi, në të clin u zbulua përfshirja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Mbështetësit e AKP-së, së bashku me vetë Erdoanin dhe partitë opozitare kanë thënë se koreografi i këtyre zhvillimeve ishte Gyleni, duke bërë që në dhjetor të vitit 2013 qeveria e Erdoanit të sjellte një vendim për t’i mbyllur të gjitha shkollat parauniversitare të lëvizjes së Gylenit në Turqi.

Qeveria Erdoan ka thënë se hetimi i korrupsionit dhe komentet e Gylenit janë një agjendë afatgjatë politike e lëvizjes së Gylenit për të depërtuar në organet e sigurisë, inteligjencës, dhe institucionet e drejtësisë të shtetit turk, një akuzë pothuajse identike me akuzat kundër Gylenit nga Kryeprokurori i Republikës së Turqisë në gjyqin e tij në vitin 2000, para se Turqia të qeverisej nga partia e Erdoanit e cila kur kishte ardhur në pushtet e kishte liruar atë [Gylenin] nga këto akuza, për të cilat ai ishte gjykuar në mungesë gjashtëmbëdhjetë vite më parë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë Anadolu dhe kanali i lajmeve NTV, raportojnë se 2,745 gjyqtarë u larguan nga puna në të gjithë vendin të shtunën në mesditë. Vendimi është marrë nga organi mbikëqyrës i gjyqtarëve dhe prokurorëve – takimi thuhet se është mbajtur për të diskutuar masat disiplinore ndaj atyre që dyshohet se kanë lidhje me të dyshuarin e grushtit të shtetit, të përbetuarin Fetullah Gylen.

Marëdhëniet Kundërthënëse Turqi-SHBA

SHBA dhe Turqia kanë pasur një bashkëpunim kontravers gjatë dy viteve të fundit. SHBA ka përdorur bazën ajrore Inçirlik në Turqinë jugore për të zbatuar operacionet e saj me sulme ajrore ndaj luftetarëve të ISIS në Irak dhe Siri. Por lidhjet e Turqisë me SHBA-të janë në një pikëpyetje serioze në 24 orët e fundit. Fetullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për grusht shtetin e dështuar, jeton në SHBA. Kryeministri Binali Yildirim tha se çdo shtet i cili “qëndron” përkrah Z. Gylen “nuk do të jetë një mik i Turqisë dhe se do të konsiderohet në luftë me Turqinë”. Ajo çfarë dihet deri më tani, është se Turqia ka vendosur të sanksionojë qasjen e SHBA-ve në bazën ajrore në Incirlik.

Në anën tjetër përpjekjet e Turqisë për të stabilizuar marëdhëniet diplomatike dhe besimin e ndërsjellë me Rusinë, ka bërë që Perëndimi të reagoj ftohtë ndaj puçistëve, pasi miqësia e shtetit turk me rusët, do të pengonte apetitet e qarta Perëndimore për zgjerim territorial në Rusi. Derisa rrethanat politike sugjerojnë se SHBA-të mund të jenë të përfshira, ata nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me veprimtarinë e Fetullah Gylen në SHBA, i cili i ka mohuar pretendimet e qeverisë turke ndaj tij, duke thënë se grusht shteti mund të ketë qenë i ‘organizuar’ nga vetë regjimi i Erdoan.

Lëvizja Gylen, ka vazhduar përpjekjet e saja për zgjerim në vendet e Ballkanit Perëndimorë, derisa një natyrë e veprimit të makinerisë propagandistike për të krijuar gjendje të konfuzionit informativ në Turqi, ka nisur me mediat korporative me selitë e tyre në SHBA. Turqia ka kërkuar arrestimin e Klerikut që e sheh si një kërcënim për stabilitetin e saj politikë dhe të sigurisë,  ndërsa sekretari John Kerry, ka thënë se Turqia duhet të paraqesë ‘dëshmitë që mbështesin pretendimin’ në mënyrë që SHBA të shqyrtojë kërkesën për ekstradim.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, autor i shkrimeve tek magazina '2.0' në Prishtinë dhe themelues i THEFrontliner.net

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY