Rrugëtimi i një Gazetari – I –

Rrugëtimi i një gazetari, në kërkim të mirës, të keqes dhe të shëmtuarës së të vërtetës.
Gazetari Vedat Xhymshiti, gjatë një ligjerate për luftën civile në Siri, në juglindje të Anglisë, në Universitetin e Plymouthit, në prill të vitit 2016. [Foto: Lawrence Hyne]
Një luftëtar shqiptar mban armën e tij, derisa vështron territorin e tij të sigurisë gjatë një orari kujdestarie në malet e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë [Foto: Vedat Xhymshiti[

Një luftëtar shqiptar mban armën e tij, derisa vështron territorin e tij të sigurisë gjatë një orari kujdestarie në malet e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë [Foto: Vedat Xhymshiti[

Gazetari i pavarur dhe korrespondenti i luftës nga Kosova Vedat Xhymshiti, është një gazetar me përvoja jo të lehta. Ai rishtazi qetësisht është zhvilluar në një gazetar hetues, i cili është i kujdesshëm dhe këmbëngulës, por “edhe terrorizues” siç e kanë përshkruar grupet e interesit të cilët kanë qenë cak i hulumtimeve të tij.

Pas përfshirjes së tij në detyra të raportimit të luftërave si fotograf dokumentar për tre vjet rresht në Lindje të Mesme – që kur ai filloi në vitin 2008-2011, gazetari Xhymshiti filloi të gjurmojë në vendin e tij. I përfshirë në disa projekte bashkëveprimi si hulumtues [i fshehtë në detyrë!] për disa nga shtëpitë e huaja mediatike, ai kujton se Kosova është një vend me zhvillime tërheqëse për një gazetar të interesuar që t’i bie në gjurmë “të mirës të keqes dhe të shëmtuarës së një të vërtete.”

Ai mund të ketë qenë në mesin e pak prej kolegëve të tij në Kosovë, me një sfond të etnisë shqiptare të cilët arritën me sukses të kalojnë në – dhe përtej bregut verior të Kosovës në kërkim të tregimeve me rëndësi për publikun, deri atëhere kur disa nga banorët vendas të veriut e kishin përshkruar atë si “një njeri të çmendur” – për guximin e tij. Më vonë ‘dikush’ nga banorët, të lodhur nga të zezat që po përjetonin, e kishin parë gazetarin Xhymshiti si një njeri i cili në fakt mund të ndjekte një tregim të rrezikshëm, e që do të kërkonte durim, kohë, guxim dhe qasje serioze, për çfarë shumë nga kolegët e tij mund të jenë ndjerë të gatshëm për të menduar, por jo edhe për të vepruar në ndjekje të temave të tilla, të cilat kishin për cak disa nga individët politikanë, ish-kryekomandantë të luftës guerile të vitit 1998-’99 të cilët sipas pohimeve të gazetarit Xhymshiti, janë të dyshuar si të përfshirë në veprime të dënueshme me ligj. Gazetari Xhymshiti, ironikisht nuk heziton të thotë se ai thjesht dëshiron t’i ndihmojnë ata që janë të gjetur si të përfshirë në veprimet e dënueshme me ligj, dhe ta kuptojnë se e kanë gabim duke i informuar nëpërmjet shkrimeve të tij. Ne biseduam me të pak ditë pasi Babai i tij, ishte liruar nga një trajtim shëndetësor, dhe pikërisht në këto ditë ai duket të ketë qenë cak i përpjekjeve të pandalshme të policisë në Gjilan për ta manipular ate, rreth një beteje gjyqësore e cila është ‘në lojë’ që nga muaji maj i visit 2012. Por, pse po ndodh e gjithë kjo, THEFrontliner.net – ka gjurmuar në veprimtarinë dhe zhvillimet duke bashkëbiseduar me “autorin e panjohur” të disa prej hulumtimeve interesante, në të cilat ai ka qenë i përfshirë.

THEFrontliner.net në dy pjesë të ndara, do ta informoj lexuesin për veprimtarinë dhe vështirësitë e një gazetari “terrorist”, “jo profesionist”, i cili “nuk duhet të merret me amerikanët” dhe këmbëngulës për të sjellur tregimet e tij të paanshme dhe me fake mbështetëse për lexuesin që kupton dhe mendon me mendjen e tij.

Mitrovicë, Bregu Verior i Kosovës, Prill 2012 [Foto: Vedat Xhymshiti, për Corbis Images]

Mitrovicë, Bregu Verior i Kosovës, Prill 2012 [Foto: Vedat Xhymshiti, për Corbis Images]

Mitrovica është një qytet dhe komunë në pjesën veriore të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 2011, popullsia totale është 71.601 banorë. Është qyteti më problematik i Kosovës, i ndarë në dysh nga lumi Ibër, ndryshe një ndër ato qytete ku Ura ndanë njerëzit në vend se t’i bashkojë ata. Mitrovica është shëndërruar në një ‘Mollë Sherri’ në mes të dy etnive shqiptare dhe serbe, sidomos pas vitit 2000 kur mbi 11,364 shqiptarë ishin dëbuar nga forcat pro-Serbe të mbështetura nga Beogradi zyrtar dhe të toleruara nga trupat e NATO-s, të cilat kanë dështuar ta zbatojnë mandatin e tyre për të ofruar paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim në vend. Kosova, e cila rrethohet nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, është vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë; me më shumë se pesëdhjetë për qind të fuqisë së saj punëtore të papunë – dhe korrupsionit të përhapur kudo. Papunësia e të rinjve, e cila përfshin ata të moshës 25 e më poshtë, qëndron nga tre në dy të papunë, dhe gati gjysma e vlerësuar si një pikë tetë milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë në varfëri. Nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2015, rreth pesë për-qind e popullsisë u detyruan të largohen nga vendi në një përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, qoftë me anë të studimeve apo në kërkim të punës më dinjitoze, nëpër rrugët e pasigurta drejt vendeve të pasura të BE-së.

Tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ende nuk ka arritur të veprojë si një Republikë e pavarur; dhe ndikimi i Bashkimit Evropian është theksuar nga një mision në luftë kundër krimit, në një mision të bashkëpunimit në të njëjtën rrjetë kriminaliteti. Këto janë në fakt shumë nga informacionet shkruara nga gazetari Vedat Xhymshiti, i cili me kujdes i ka qëndisur tregimet për t’i vënë në dispozicion të publikut kombëtar dhe ndërkombëtar, por megjithatë duke bërë kështu, ai e ka kthyer veten në një cak serioz, të atyre që shpesh janë gjetur të adresuar në shumë nga artikujt e tij të rrallë, për çfarë ai thotë se nuk ndihet fajtor: “Unë nuk kam faj për atë që e kam shkruar. Nëse ato janë gjëra të mira, janë veprime të bëra nga individët ose grupet që janë në tregim, nëse janë të kqija, përsëri janë veprime të bëra nga ata emrat dhe mbiemrat e të cilëve janë të përfshirë në tregimet e shkruara dhe publikuara!” – thotë ai.

Pasi ka qenë i përfshirë në një hetim për verifikimin e pretendimit të autoriteteve gjermane të cilët thanë se një dëshmitar i mbrojtur ndërkombëtarisht i një procesi të hetimeve për krime të luftës ishte vetëvrarë, Xhymshiti kthehet në rajonin e trazuar verior të Kosovës në Mitrovicë. Interesimi i tij për t’u thelluar në hetimin e një pohimi të ngritur nga burimet e tija të paverifikuara të brendshme në qeverinë e Kosovës, i cili pohim kishte marrë fuqinë e vërtetësisë duke u konfirmuar edhe nga banorët lokal të Mitrovicës së veriut, ai sulmohet nga serbët lokalë, të cilët ia dëmtuan aparatin e tij fotografik dhe u përpoqën ta rrahin atë gjatë nëntorit të vitit 2011. Fondacioni Britanik për mbështetjen e reporterëve të pavarur “Rory Peck Trust” më vonë e kishte mbështetur atë për të rimarrë pajisjet e tij, derisa Vedati vazhdimisht kthehet në Mitrovicë, në përpjekje për të ndjekur rrugëtimin e gjetjeve të cilat e sjellin atë në drejtim të Kosovës juglindore, në qytetin e Gjilanit. Pas përfshirjes së tij në këtë hulumtim ku një prej politikanëve të dyshuar si të përfshirë ishte edhe ministri i atëhershëm Bajram Rexhepi, gazetarit Xhymshiti i rihapet një lëndë gjyqësore e vitit 2006. Së shpejti, ai në nëntor 2011, merr një njoftim nga gjykata komunale e Prishtinës për një shqyrtim gjyqësor të siç ishte thënë: “sulm ndaj zyrtarëve të policisë, gjatë kryerjes së detyrës së tyre.” Kjo ngjarje ishte e qershorit të vitit 2006 kur Xhymshiti po dokumentonte me fotografi brutalitetin policor kundrejt një grupi studentësh dhe aktivistësh politikë të cilët po protestonin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Ky proces gjyqësor rrezikonte ta sjellte Xhymshitin prapa grilave për rreth të paktën 3 muaj.

Në qershorin e vitit 2006, gazetari Xhymshiti ishte arrestuar dhe rrahur brutalisht në çelinë e tij në burgun e Prishtinës, pasi ai kishte refuzuar të dorëzonte kartë-memorjen me fotografitë e shkrepura. Gjate brutalitetit fizik që ai e kishte përjetuar nga zyrtarë të maskuar, ata i kishin thyer kockën e dorës së majtë dhe e kishin lënë gazetarin të alivanosur në çelinë e tij pa mbështetje shëndetësore për 24 orë. Një ditë më vonë pas ndihmës mjekësore, ai ishte dërguar në burgun e Dubravës për t’u mbajtur 30 ditë i burgosur.

Xhymshiti kujton se rihapja e këtij procesi gjyqësor mund të ketë pasur për qëllim një përpjekje të zyrtarëve për ta frikësuar atë nga hetimi që po e bënte ai. Por në fakt ai thotë se kjo thirrje e gjykatës vetëm sa e kishte inkurajuar atë për të vazhduar me këmbëngulësi hetimin e tij.

“Thirrja nga gjykata, ishte edhe një veprim tjetër i cili më ndihmoi të kuptoj më shumë se hetimin për të cilin kisha shumë mëdyshje, duhej me çdo kusht ta vazhdoja.” përfundon ai, i cili ishte paraqitur në seancën dëgjimore të 26 Nëntorit 2011, në gjykatën komunale të Prishtinës, dhe kjo ishte një ditë e shtunë.

Që nga atëherë ai ishte referuar të rishfaqej përsëri, përsëri dhe përsëri në seanca të ndryshme, por pa dëshmitarë dhe viktimat e pretenduara, kur më 6 Maj 2012, gjyqtarja Elmaze Fazliu, kishte vendosur të mbyllte procesin e mbyllur dikur.

Megjithatë, gjetjet e tij sugjeruan se ai duhet të zgjerojë hetimin e tij në drejtim të një zinxhiri rajonal komandues të policisë në Kosovën juglindore, ku ai e gjeti vetën para një përpjekje familjare për të bllokuar hetimet e tij, pasi disa të njohur jo aq të afërt me Babain e gazetarit, e kishin takuar atë, të cilit i kishin thënë se ai duhej ta ndalonte të birin e tij, përndryshe ai [Vedati] do të duhej të paguante një çmim shumë të lartë. “Të dërguarit e Krimit” siç i kujton gazetari Xhymshiti, gjithashtu e kishin ftuar atë në takim bashkë me Babain e tij. Të cilët në prezencë të Babait ishin përpjekur për ta fyer atë dhe qëndrimin e tij për të mos e dëgjuar Babain, i cili ishte detyruar ta këshillonte të birin që të tërhiqej nga çfarëdo hetimi në të cilin ai ishte i përfshirë. Në mesin e njerëzve në atë takim ka ndodhur të jetë një familjar shumë i afërt i një prej zyrtarëve të policisë [emri mbiemri i njohur për redaksinë!] i cili siç kujton gazetari Xhymshiti, ishte në mesin e atyre zyrtarëve tashmë në cep të hetimeve të tij. Vedati kujton që ‘të dërguarit e krimit’ e kishin thyer Babain e tij. “Ata e kishin kthyer Babain tim kundrejt meje, dhe unë e kuptoj atë, sepse krejt çfarë Babai im mund të ketë dashur është që unë të isha i sigurtë. Pastaj, ne ishim në një kohë morti familjar kur Nëna ime sapo kishte vdekur. Unë besoj se ata mund t’i kenë thënë pa mëdyshje se do të mund të kisha përfunduar i vdekur” kujton Xhymshiti, duke shtuar: “Reagimi i Babait tim ka qenë krejtësisht njerëzor. Ai sapo kishte humbur zonjën e tij, dhe mbase nuk do ta dëshironte edhe një vdekje në familje.”

Atë mbrëmje dhjetori 2011, gazetari Xhymshiti duhej të rrugëtonte në drejtim të Shkupit për të njdekur një tregim tjetër, i shqetësuar dhe inatosur nga reagimi i Babait të tij, ai e kishte lënë atë mbrapa në mbledhjen me të dërguarit e krimit, duke u thënë atyre se ata nuk ishin cak i hetimeve të tija dhe se ky kishte punë për të rrugëtuar jashtë shtetit dhe se mediat për të cilat hulumton Xhymshiti, nuk kanë interesim në tema të vogla lokale. Por, disa minuta më vonë Xhymshiti kishte pranuar një telefonatë nga e motra e tij e cila i tregon se Babai është në një gjendje të rëndë, dhe se ishte pranuar në shërbimin emergjent në spital me probleme të zemrës. Gazetari anulon rrugëtimin dhe kthehet për ta vizituar Babain i cili e akuzon për gjendjen e tij shëndetësore dhe i kërkon të ndërpres çfarëdo hetimi në të cilin ai mund të kishte qenë i përfshirë kujton gazetari. “Unë tunda kokën, e përkëdhela dhe i thashë kujdesë vetën tënde, derisa një prej të dërguarve të krimit punonjës i spitalit, po përpëlitej si një lugat në korridorin e spitalit dhe po vështronte nëpërmjet një dritare në dhomën e pranimit ku gjindej Babai im.” – tregon ai.

Dhjetori kishte shkuar duke e marrë me vete edhe Nënën e shtëpisë, e cila, derisa jetonte në trupin dhe mendjen e saj, ajo do t’i telefononte të birit gjithnjë kur ai do të largohej nga vendi, në luftë apo në paqe, për punë apo kënaqësi.

Gjatë shtatorit të vitit 2011, gazetari Vedat Xhymshiti, kishte paraqitur një kërkesë drejtuar ambasadës siriane në Beograd me qëllim që të raportonte nga Rep. Arabe e Sirisë, një vend i cili në sytë e Xhymshiti pritej të përballej me një luftë civile, por largimin nga Kosova ai do ta bënte edhe me qëllimin e publikimit të gjetjeve të cilat ai përpiqej t’i finalizonte nga muaji shkurt i vitit 2012. 

Por vetëm 14 ditë pas hyrjes në vitin e ri, ai do të përjetonte një goditje të rëndë, për të cilën ai ishte paralajmëruar të shtonte kujdesin ndaj sigurisë së tij që në dhjetorin e 2011-ës poashtu edhe në fillim të janarit.

Më 14 Janar, 2012, gazetari Xhymshiti do të shkonte për të raportuar një ngjarje protestuese në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, ndryshe e njohur si “Dheu i Bardhë”. Ditën e shtunë të 14 janarit, ishin mbledhur shumë protestues nga vende të ndryshme të Kosovës, në një përpjekje për të ndaluar hyrjen e produkteve serbe në Kosovë, por jo edhe kamionëve të cilët kishin lidhje me Rexhep Selimin e partisë Vetevendosje, “i cili ishte aty atë ditë për të siguruar qarkullimin e të mirave të tij.” – kujton gazetari Xhymshiti.

Gjatë asaj dite, Xhymshiti kishte vërejtur një tension i cili po e përcillte atë nga disa individë policorë, por ai nuk i kishte kujtuar sygjerimet e disa individëve të cilët ishin përpjekur ta ndihmonin atë për të verifikuar disa pretendime të dëshmitarëve të paverifikueshëm. Sapo të kishte rënë nata e ftohtë e Janarit, njësitet e veçanta për kontrollimin e protestave do të fillonin aksionin brutal për t’i rrahur protestuesit, lidhur ata, dhe për ti dërguar në paraburgim. Gazetari Xhymshiti gjatë një përpjekje për të dokumentuar veprimet policore rrethohet nga dy policë të uniformuar me rroba civile të cilët e tërheqin atë në vijën e sulmit, ku më pas ai goditet në kokë dhe nofull nga një zyrtar tjetër policor i uniformuar, i cili pas goditjes largohet shpejt nga vendi i ngjarjes dhe zyrtarët e tjerë policor e rrethojnë trupin e braktisur të Xhymshitit, për ta tërhjekur atë në dhomën të cilën ata po strehoheshin, pa e lejuar ekipin e ndihmës së parë që t’i qaseshin atij.

Disa minuta pasi i kishte ardhur vetëdija gazetarit, ai e kishte gjetur vetën të shtrirë në dhomën e strehimit të policisë me një zyrtar tjetër i cili siç kujton Xhymshiti “përsëriste fjalët e tij: Ke rrshqit n’akull, mirë je mos ta nin.” Dorasi i cili dyshohet se e kishte kryer aktin e vrasjes në tentativë, më vonë ishte identifikuar si Faruk Ibrahimi, një zyrtar policor i cili ishte punonjës në drejtorinë rajonale të policisë si shofer personal për komandanten e drejtorisë rajonale të policisë Elmina Mahmuti, e cila është një nga zyrtarët e dyshuar në pohimet e dëshmitarëve të gazetarit Xhymshiti, për përfshirje në veprime të paligjshme. “Jo vetëm z. Mahmuti, të cilën unë po përgatitesha ta takoja në fund të janarit për ta përballur atë me pretendimet e dyshuara ndaj saj, por në drejtorinë ku vepron ajo ka pasur edhe shumë zyrtarë të tjerë.” – kujton Xhymshiti.

Megjithatë, më vonë atë natë ai është sjellë në shtëpi nga dy kolegët e tij dhe Babai ishte detyruar ta dërgonte atë në qendrën emergjente në Gjilan. Pavarësisht dhimbjeve të tmerrshme dhe marramendjeve deri tek shumëllojshmëria e zhurmave që ai i kishte ndjerë dhe dëgjuar në kokën e tij për shkak të sulmit të rëndë fizik, personeli mjekësor i kishte sugjeruar që ai të marrë antiobiotikë, të pinte çaj të nxehtë dhe të qëndronte në shtëpi.

Historia e asaj nate të zezë, ishte publikuar në të gjithë mediat në vend, pasi që xhirimet e bëra nga një operator televiziv i ‘Klan Kosova’ u transmetuan natën që ai u sulmua. Këto pamje kishin nxitur reagimin e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Organizatës së Evropës Juglindore për lirinë e medias SEEMO – si dhe Institutit Ndërkombëtar të shtypit –IPI -të cilët e kishin dënuar aktin e dhunës së vepruar nga zyrtarët policor duke kërkuar ngritjen e hetimeve dhe gjetjen e fajtorit. Reagimet u dërguan për media edhe nga Sindikata Kombëtare e Gazetarëve – UGK, si dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë në Kosovë AGK, veprime këto që nxitën një raportim më të gjerë të temës me televizionin ‘Klan Kosova’ të cilët e kishin vizituar gazetarin Xhymshiti në shtëpinë e tij dy ditë pas sulmit, kur gazetari njofton se ai do të ndjekë një rrugë ligjore për të kërkuar përgjegjësi nga ata që gjinden të përfshirë në këtë sulm, për të cilin ai kujton se kishte frikë në fillim të tregonte hapur se kishte lidhje me hetimet e tij, por pas sigurimit të marëdhënieve me mediat evropiane për t’u larguar nga Kosova, ai pa hezitim edhe kishte hapur akuzat duke e ndërlidhur rastin dhe duke u përpjekur të shpjegoj se akti nuk ishte aksident, por ishte i qëllimshëm.

Katër ditë pas deklaratës së tij se ai do t’i drejtohet gjykatës lidhur me sulmin ndaj tij, njësite speciale të policisë së Kosovës, të armatosur e kishin rrethuar shtëpinë e gazetarit Xhymshiti në mëngjesin e hershëm të 20 janarit 2012 – duke i thënë atij se kishte një urdhër arresti për të nga gjykata komunale në Prishtinë, në lidhje me një shqyrtim gjyqësor, i cili ishtë rihapur kundër tij në fund të nëntorit – 2011. Policia nuk i kishte ofruar një dokument që dëshmonte se kishte një urdhër arresti për të, me ç’rast kishte bërë që gazetari të mendonte se ishte cak i një rrëmbimi të mundshëm. Fakt që ishte vërtetuar kur ai ishte paraqitur në seancën dëgjimore të gjykatës komunale të Prishtinës më 6 maj 2012, në të cilën gjyqtarja Elmaze Fazliu i kishte thënë se ajo nuk kishte lëshuar asnjë urdhër arrest për të ndonjëhere

I shqetësuar për mundësinë që të ishte cak i një rrëmbimi atë mëngjes të ftohtë Janari, Xhymshiti i kishte kërkuar policisë që t’i jepnin kohë të vishej, derisa në fakt ai kishte shkruar një njoftim në drejtim të sekretariatit ndërkombëtar të Amnesty International, Federatës Ndërkombëtare të Gazetarisë dhe Institutit Ndërkombëtar të Shtypit, përfshirë edhe disa prej redaksive në Kosovë.

»Fotoreporteri Vedat Xhymshiti ka bërë të ditur se në shtëpinë e tij, të enjten, është paraqitur një njësi e policisë, me një urdhër-arrest, lidhur me një aktakuzë të vjetër. Xhymshiti, u godit fuqishëm nga një polic në protestën e 14 janarit të Vetëvendosjes. Skena, përfshirë alivanosjen e tij, u transmetua në televizione. « — Gazeta JNK

PROCESI GJYQËSOR — I 

Mbulimi mediatik e ka ndihmuar gazetarin Xhymshiti të vihet në shënjestër të OJQ-ve vendore dhe të huaja të cilët janë përpiqen t’i mbështesin qytetarët të kërkojnë të drejtat e tyre civile. CLARD një OJQ me qendër në Prishtinë, atëherë e financuar nga Qeveria Amerikane dhe së fundmi nga BE-së dhe Mbretëritë e Bashkuara i kishte ofruar mbështetje ligjore gazetarit Xhymshiti, i cili pa hezitim kishte vendosur të përfshihej në misionin e përbashkët të projektit të tyre ‘Drejtësia dhe Qytetarët’ për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi ligjore deri tek kompenzimi i dëmit nga qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe zyra e Kryeministrit, ndërsa një ankesë e ndarë ligjore ishte deponuar nga prokuroria lokale e Gjilanit si pasojë e presionit publik dhe reagimeve ndërkombëtare, duke kërkuar llogaridhënie nga polici i identifikuar si i përfshirë në rastin e dyshuar si vrasje në tentativë, i cili veprim kishte për qëllim vrasjen e gazetarit Xhymshiti, por që sot e katë vjet rasti trajtohet nga gjykatat e Kosoves si një aksident i paqëllimshëm.

Me interesimin e tij për të ndjekur rrugën ligjore në kërkim të drejtësisë, Vedat Xhymshiti bëhet cak i kërcënimeve serioze dhe përpjekjeve për ta frikësuar atë. Format e ndryshme të presionit në rritje që vinin kryesisht nga policia dhe politika, e kishin krijuar një mjedis të frikshëm dhe të pakëndshëm për përditshmërinë e gazetarit Xhymshiti, pasi ai paraqiti padinë kundër qeverisë më 14 maj 2012, u detyrua të largohej nga vendi në një fluturim të menjëhershëm dy ditë më vonë, për shkak të presionit të shtuar i cili dukej se po kërcënonte jetën dhe mirëqenien e tij.

Xhymshiti ka ngritur një padi kundër qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme më 14 maj 2012, por ai më vonë u largua nga vendi, pas marrjes së kërcënimeve.” Raporti i Byros Amerikane të Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës – për Kosovën 2012.

Pas largimit nga Kosova, ai do të hynte në Siri, ku ai ka qenë dëshmitar, ka dokumentuar dhe raportuar egërsinë e luftës e cila po shkatërronte jetët e fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm. Puna e tij u botua në magazina të ndryshme evropiane dhe amerikane, për të vazhduar më pas me median e parë në Kosovë e cila paraqiti reportazhin e tij të parë [Gazeta JNK] në gjuhën shqipe nga kryeqyteti i ngujuar provincial i veriut të Sirisë, Aleppo.

Në Siri, ai qe dëshmitar i zhvillimeve me rëndësi për t’u raportuar, duke përfshirë rënien sistematike të Ushtrisë së Lirë Siriane, lindjen dhe rritjen e të ashtuquajturit krahu i parë islamik, i cili ishte i përbërë nga luftëtarë të huaj, në mesin e tyre shumë shqiptarë etnikë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, temë kjo të cilën gazetari Xhymshiti me këmbëngulësi do ta gjurmonte, për të cilën hulumtim ishin shqetësuar autoritetet në Prishtinë, bashkë me disa nga ambasadat e huaja, prej tyre ambasada Amerikane në Shkup, e cila arsyen e refuzimit të vizës hyrëse ndaj gazetarit Xhymshiti në SHBA, [vendim ky i marrë në prillin e vitit 2015] – e kishin ‘bazuar’ nën dyshimin se gazetari qenka i përfshirë në veprimtari terroriste.

Gazetari Vedat Xhymshiti, gjatë një debati televiziv në televizionin shqiptar 'Ora News' lidhur me terroristët e sajuar.

Gazetari Vedat Xhymshiti, gjatë një debati televiziv në televizionin shqiptar ‘Ora News’ lidhur me terroristët e sajuar.

GAZETARI “TERRORIST” — Për këtë akt jo të habitshëm, jodemokratik, të paturpshëm e skandaloz të qeverisë Amerikane, përveq Amnesty International dhe një redaktor dhe gazetar i pavarur Zvicerran Charly Pache, askush nuk guxoi të ishte i vëmendshëm. Në një artikull të tij të botuar në magazinën Zivcerrane ‘Sept.info’ në prill të vitit 2015, gazetari Pache shkruan:

» Vedati hyri në telashe serioze derisa ai ishte përfshirë në hetimin e një dyshimi për veprimtarinë e një kampi të trajnimit të luftëtarëve xhihadist në Kosovë, i cili kamp besohej të kishte mbështetje nga një agjenci shumë e njohur e inteligjencës perëndimore dhe mafias lokale. Gjetjet e tij tregojnë se të rinjtë kosovarë janë të indoktrinuar dhe se po dërgoheshin në Siri për qëllime të zymta. Vedati nuk e dëshironte që kjo të ndodhte me të rinjtë e vendit të tij, prandaj ishte përfshirë në një hetim për ta zbuluar.«

Paradoksi është se katër vjet pas përfshirjes së gazetarit Xhymshiti në hetimin kampit të dyshuar për indoktrinimin dhe trajnimin e të rinjëve në Kosovë, një nga gazetat që udhëheq me lexueshmëri në Kosovë [Gazeta Express] publikoi një dokumentar raportues të emëruar si “Kampet e Zeza“, por megjithatë pos ofrimit të dëshmive të lehta për ekzistimin e kampit, i cili dyshohej të ishte themeluar shumë kohë më parë dhe të kishte qenë plotësisht operativ, gazeta sjellë për publikun vetëm ‘mbetjet’ në sipërfaqen e një veprimtarie kriminale të dënuar me ligj, pa e hulumtuar dhe duke iu shmangur pyetjeve se kush e financoi operacionin, kush ofroi armët, burimet njerëzore, kapacitetet ushtarake, deri tek fakti që ky kamp, e kishte shtrirë veprimtarinë e tij në një zonë territoriale të Kosovës, e cila është përgjegjësi dhe mandat politik i trupave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sikur ‘për habi’ interesimi i gazetarit Vedat Xhymshiti për ta gjurmuar dhe adresuar përgjegjësinë për atë veprimtari kriminale, i kishte kushtuar atij me futjen e emrit të tij në listën e të dyshuarve të SHBA-ve për terrorizëm, veprim ky i cili ishte ndjekur nga autoritetet vendore të cilët kishin filluar jo vetëm të ndiqnin hapat e tij gjatë kohës sa ai ishte në angazhim për magazinën javore ‘Vanity Fair’ drejtorinë e Romës, por edhe në angazhimin e tij të pavarur për t’i gjurmuar shkaqet, dhe përfshirjen e dyshuar të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare politike dhe të sigurisë, në një sajim të zymtë, i cili po shkatërronte jetë dhe familje në vend, e i cili veprim për botën mbarë, Kosovës do t’i jepte një pamje të një shteti që lind dhe rrit terrorist, pa pyetur shkakun dhe rrethanat që quan deri aty.

Vazhdon në javën tjetër…

Enter your email address to subscribe to THEFrontliner.net and receive notifications of new posts by email.

RELATED BY